FOTOT/ Publikohet vendimi: Këto janë 15 imazhet e rënda që do të vendosen në paketat e cigareve në Shqipëri

6 Mars 2020, 09:26Sociale TEMA
FOTOT/ Publikohet vendimi: Këto janë 15 imazhet e rënda që

Paketat e cigareve në Shqipëri do të përmbajnë imazhe të rënda dhe mesazhe që dekurajojnë konsumin e tij. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që parashikon detyrimin që çdo njësi pakete ose çdo paketim i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të përmbajë një nga paralajmërimet e përgjithshme: “Duhani vret – lëre tani” ose “Duhani vret”.

Vendimi përcakton se çdo njësi pakete dhe çdo paketim i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të përmbajë mesazhin informues: “Duhani përmban mbi 70 substanca që shkaktojnë kancer”.

Krahas mesazheve, paketat duhet të përmbajnë edhe disa foto që tregojnë dëmet që shkakton duhanit. Referuar vendimit, paralajmërimet shëndetësore të kombinuara duhet të përmbajnë një paralajmërim me tekst dhe fotografi dhe të mbulojnë 65% të sipërfaqes së jashtme të përparme dhe 65% të sipërfaqes së jashtme të pasme të çdo njësie pakete dhe çdo paketimi të jashtëm.

Krahas këtyre specifikimeve, në vendimi janë të përcaktuara edhe imazhet që duhet të përmbajnë paketat e cigareve, një pjesë e të cilave janë shumë të forta. Në total janë përzgjedhur 15 fotografi që duhet t’u vendosen paketave të cigareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje