Viti i kaluar ishte historik për përfaqësimin gjinor në filmat familjarë.
Sipas një studimi të ri nga Instituti The Geena Davis mbi Gjininë dhe Media, 2019 pati po aq personazhe kryesuese femra sa personazhet kryesorë meshkuj.
Në vitin 2007, vetëm 24% e filmave shfaqnin personazhe femra në role kryesore. Vitin e kaluar, 48% e 100 filmave i kishin personazhet kryesorë femra.
“Media ka një ndikim të madh në atë se si ne e shohim dhe gjykojmë veten e vlerat tona.”, i tha Davis CNN përmes emailit.”
Kjo barazi historike, shtoi ajo, do të thotë se vajzat do të kenë shumë më shumë gjasa të shohin se ato janë po aq të rëndësishme sa djemtë. “Djemtë do ta marrin këtë mesazh në mënyrë të pandërgjegjshme gjithashtu, dhe kështu do të ketë më shumë të ngjarë t’i shohin vajzat si të barabarta “, tha ajo.
Ky je mi Yllo
se ,s’po mbushemi dot me frym
aah Ti…