Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur apelit të presidentit Ilir Meta për të shtuar masat parandaluese ndaj koronavirusit, e cila bën me dije se një vendim i tillë do të merret nga ekspertët, duke lënë të nënkuptuar se nuk i takon drejtpërdrejtë qeverisë.
Pas vendimit të hyrë sot në fuqi në Itali, për izolimin total të zonave të kuqe, Manastirliu ka mbledhur ekspertët e komitetit teknik, mbledhje nga e cila nuk është marrë një vendim konkret, por mbetet në nivel diskutimesh.
Për të qetësuar shqiptarët, nisur nga fakti që në shtet fqinje ka pasur të infektuar, në Itali edhe viktima mbi 360, ajo ka theksuar se Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi.
“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, bën me dije Manastirliu.
Shikoni pak emrat e personave qe jane ne tavoline.
Ministers dhe zv ministers i kane vendosur perpara “Znj”, ndersa personit tjeter qe quhet Silva Bino, nuk i kane vendosur “znj”
Sigurisht personat qe jane marre me protokollin jane ca femra servile lepirese te ministrise. Per znj Bino, ( edhe pse eshte me zonja dhe me e zonja se te gjitha ato bashke qe jane ne tavoline) nuk gjejne dot boje te shkruajne inicialet “znj”. Ne fakt mire e bejne. Per znj Bino ska nevoje te vendosesh titujt se dihet personaliteti i saj. Ndersa per keto anonimet qe ledhatohen nga politike duhet nje guide e gjate sqaruese se cfare jane.
Ja kjo eshte Shqiperia e padrejtesive qe duket edhe nga detajet me banale.
P.s Mos harroni te zbukuroni thonjte ju protokolleshat.
Zonaj Ministre : shqiptaret nuk kane votuar ekspertet per te marre vendime ne mbrojtje te shendetit te tyre.
Ata ju kane votuar JU, prandaj ju keni per DTYRIM te merrni VENDIME !
Kjo qe ju beni eshte te kerkosh alibira dhe te mbulosh dilellin ne shoshë !
Z. MANASTIRLIU!
Une mendoj se zone e kuqe duhet shpallur presidenca dhe Vilat e Lalezit!
Zonja ministre ILIR FLORIRIN e ka zone koronavirusi pranej flet percark se temperature te larte. Thone qe kurohet me bar miu pranej jepini pak te shkoj ne te somes se na griu tu na vjedh.
Ore cfare ekspert leshi, mbyllni aeroportet ate te beni,