Koronavirusi mbërrin dhe në televizionin e njohur italian Italia Uno

8 Mars 2020, 18:59Bota TEMA

Koronavirusi mbërrin dhe në televizionin e njohur italian Italia Uno.

Një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus në brendësi të redaksisë së emisionit investigativ “Le Iene” që transmetohet në Italia Uno, pjesë e Mediaset.

“Pavarësisht se rasti nuk ka prekur skuadrën e profesionistëve të studios televizive Mediaset, – shpjegon në një njoftim komuna e Cologno Monzese,- ka preferuar të ndërpresë programin si masë paraprakë shëndetësore dhe ka ftuar të gjithë pjesëtarët e stafit të qëndrojnë në izolim shtëpiak”.

Ndër të tjera pjesët e ardhshme të programit nuk do të transmetohen, deri në pritje të zhvillimeve të reja të situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje