Epidemia e koronavirusit ka detyruar për herë të parë prej gati 40 vitesh kreun e Kishës Katolike që ta bëjë lutjen tradicionale me një mesazh televiziv dhe jo para audiencës prej dhjetëra mijëra besimtarësh. Papa Françesku inkurajoi njerëzit të kenë besim dhe shpresë për ta mposhtur sëmundjen.
Papa Françesku shprehu solidaritet të dielën me viktimat e koronavirusit dhe apeloi për besim.
Me një mesazh nga libraria e Vatikanit, duke thyer traditën e daljes në dritare para mijëra besimtarëve, papa 83-vjeçar pranoi se lutja e tij në kushte të tilla ishte e pazakontë.
Por për Selinë e Shenjtë, kur dihet rreziku jetësor i epidemisë, evitimi i turmave është mënyra më e mirë për të mos e transmetuar virusin më tej.
“Është pak e çuditshme kjo lutja ime e sotme e Engjëllit, i mbyllur si në kafaz në librari, por unë ju shoh dhe jam pranë jush. I jam afër me lutje të gjithë personave që po vuajnë nga epidemia aktuale e koronavirusit. Bashkohem me vëllezërit e mi ipeshkvij për t’i inkurajuar besimtarët ta kalojnë këtë moment të vështirë me forcën e besimit, me sigurinë e shpresës dhe me vrullin e mirëbërësisë,” u shpreh papa Françesku.
Kjo ishte dalja e parë publike e javës për kreun e Kishës Katolike, që po vuan me një virozë stinore.
Të dielën ai u shfaq shkurtimisht në dritaren e pallatit apostolik për të përshëndetur të pranishmit në Sheshin e Shën-Pjetrit.
Vatikani është një nga mbi 90 shtete të botës që gjithashtu ka konfirmuar raste me koronavirusin, një prift identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Edhe mesha tradicionale e së mërkurës është planifikuar zhvillohet në mënyrë virtuale pasi janë adoptuar masa drastike të parandalimit të përhapjes së virusit, duke pezulluar të gjitha mbledhjet dhe eventet sociale.
Selia e Shenjtë ka rekomanduar banorët e saj të evitojnë sa mundin udhëtimet e në rast simptomash gripi të kërkojnë vizita mjekësore në shtëpi.
Jam shume i gezuar qe Virusi prek Vatikanin , shpresoj qe te jete 100% efektiv , le te zhduken nje here e pergjithome mashtruesit me te medhenj te historise, keta parazite prej 2000 vitesh vazhdojne te jetojne ne lluks pa punuar asnje dite. I qendroj idese se Kishat dhe Xhamite jane maternitete ku lind injoranca.