Ilir Meta, i ‘qetë’ për koronavirusin: Nuk ka vend për panik! Bëra kërkesë unë, qeveria i ka marrë masat. S'ka nevojë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare

9 Mars 2020, 19:36Sociale TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për publikun, teksa ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me situatën epidemike.

Meta tha se për trajtimin e të prekurve me COVID-19 duhen vënë në dispozicion të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme.

Ndërkohë, presidenti ‘habiti’ jo pak teksa tha se institucionet janë në gatishmëri të plotë.

Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje ndonëse që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. 

Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas përkeqësimin dramatik në Itali. Qeveria ka marrë një seri masash në këtë drejtim.

Ne jemi në komunik të vazhdueshëm jo vetëm për të hetuar këto dy raste pasi është e rëndësishme të kuptojmë që nënvlerësimi i vogël i një rasti mund të kthehet në një shpërndarës të këtij virusi me pasoja”, deklaroi Meta.

“Nuk ka vend për panik, por as për nënvlerësimin që mund t’I bëjë situatës institucionet apo qytetarët. Kërkohet profesionalizëm, transparencë dhe bashkëpunim. 

Unë mbështes fuqimisht të gjithë personelin shëndetësor që është vendosur përballë një sfide madhore” – tha presidenti.

Ai shtoi se duhen plane të detajuara dhe përgjegjësi të plota në terren.

“Apeloj për financimin e të gjithë personeleve të angazhuara, në mënyrë që të përballojmë me sukses pandeminë” – tha Meta.

Kreu i shtetit, tha se të gjitha palët duhet të bashkohen për të përballuar luftën kundër koronavirusit.

I pyetur nëse duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Meta tha se kjo nuk është e nevojshme. Ai shtoi se i vlerëson masat e marra sot nga qeveria.

Qeveria ka marrë masat në këtë drejtim. Unë jam në kontakt me institucionet dhe nga dita e sotme, edhe në Presidencë, kemi një task-forcë. Do të kemi edhe një adresë për personat që kërkojnë kujdesin e duhur. 

Kam besim se do ta kemi situatën në kontroll. Kam folur me ambasadorët në Romë dhe Athinë. Unë besoj se të gjithë do të bëjmë më të mirën” – tha Meta.

6 komente në “Ilir Meta, i ‘qetë’ për koronavirusin: Nuk ka vend për panik! Bëra kërkesë unë, qeveria i ka marrë masat. S’ka nevojë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare”

  1. Loni says:

    Kush e ka adresen e presidences? Mua me duhen maska dhe leter higjenike. Na gjejne dot ata? Si e ka nr e telefonit ai Blushi?

  2. Timi says:

    Hahaha hahaha ky eshte komplet rrote jari.

  3. NA NIGJO O ZOT DESHIREN TONE
    ZHDUKI KERMAT E SHQIPNIS SE MO ZINJ S’KA KU SHKON
    A S’PO T’VJEN MARR
    ME PA ALA KTE SURRAT TE NDYT FSHATAR

  4. tomorraku says:

    Me te shkuar Meta ne Shkoder hyri virusi ne Shqiperi nga “Hani i Hotit;thoni pastaj se Meta nuk sjellfatkeqesi!

  5. Salbeu says:

    Ky loqe o i bën qejfin vetes o është çyryk nga trutë. Po pse nuk i bie një damlla zagarit që të shpëtoj ky vënd.

  6. klemi says:

    Mire kali qe na ngordhi po nuk te lene rehat edhe mizat tani. Plehrat sa me shpejt ne hale, se na ndtin e shumefishojne virusin. Si nuk kane fare turp? Po cfare do te beje task forca e presidentit apo e pd, pse kerkojne te tallen me hallexhinjte e ketij vendi? Qelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje