Koronavirusi mbërrin në Shqipëri nga Italia, Meta letër homologut italian: Solidarizohemi me ju, masat e marra, mjaft të rëndësishme

9 Mars 2020, 11:19Sociale TEMA

Ilir Meta ka reaguar sot, duke i dërguar një letër presidentit të Republikës të Italisë, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.

Letra e Metes:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T. Z Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës të Italisë Sh.T.Z Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.

Presidenti Meta mbështet masat e detyruara të marra me përgjegjësi të lartë shtetërore nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson këto masa si mjaft të rëndësishme jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.

Duke shprehur bindjen se përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve, Presidenti Meta nënvizon se angazhohet për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shëndetësore të të dy vendeve në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie.

1 komente në “Koronavirusi mbërrin në Shqipëri nga Italia, Meta letër homologut italian: Solidarizohemi me ju, masat e marra, mjaft të rëndësishme”

  1. hasani says:

    Shqiperine e rregulloj ky presidnetui yne, tani po keshillon edhe vendet e tjera qe te behen si shqiperia!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje