Ministria e Arsimit: Ja harku kohor deri kur do të mbyllen institucionet arsimore

9 Mars 2020, 10:37Sociale TEMA

Ministria e Arsimit ka komunikuar zyrtarisht mbylljen e institucioneve arsimore.

Ndër të tjera, ministrja Besa Shahini komunikon:

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.

Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:

• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;

• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;

• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.

Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp”, nënvizon Shahini. (TemA)

1 komente në “Ministria e Arsimit: Ja harku kohor deri kur do të mbyllen institucionet arsimore”

  1. sokrati says:

    Si thot i madhi Besnik Qinari
    zoga jeme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje