Lista e plotë: Cilat janë aeroportet ku ndalohen fluturimet menjëherë nga sot

9 Mars 2020, 10:49Sociale TEMA

Autoriteti i Aviacioni Civil ka publikuar të gjitha fluturimet që do të anulohen si pasojë e mbërritjes së koronavirusit edhe në vendin tonë.

AAC njofton se janë ndërprerë fluturimet drejt 10 aeroporteve të veriut të Italisë, një masë kjo e cituar dhe nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

• Aeroporti Bologna (BLQ)

• Aeroporti Firenze (FLR)

• Aeroporti Genoa (GOA)

• Aeroporti Perugia (PEG)

• Aeroporti Pisa (PSA)

• Aeroporti Rimini (RMI)

• Aeroporti Venezia (VCE)

• Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

2 komente në “Lista e plotë: Cilat janë aeroportet ku ndalohen fluturimet menjëherë nga sot”

  1. Eris says:

    Kjo Bëhet për interesa të Air Albania, sepse asnjë aeroport nuk është mbyllur, për më tepër ato aeroporte që nuk janë në zonën e Lombardisë………..

  2. Estref says:

    Ndodhem ne rom, dhe kam prere bkleten e avionit me air albania, dua te di se a eshte bllokuar fluturimi me kete axhensi ju lutem pres pergjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje