VENDIMI/ Masat për koronavirusin: Shqipëria mbyll edhe portet për Veriun e Italisë

9 Mars 2020, 12:21Sociale TEMA

Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut.

Me anë të njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.

Po ashtu, të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destinacion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.

Ndër të tjera, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje