Ish-minisitri i LSI-së, Edmond Panariti bën me dije të dhënat e një studimi të ri, që mund të konsiderohet si pikë kthese për përhapjen e koronavirusit.
Sipas tij, numri i rasteve të infeksionit me koronavirus është rritur në mënyrë lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shënuar vlerën 8.72 grade celsius. Por me rritjen e mëtejshme të temperaturës së mjedisit, numri i rasteve ka shënuar renie.
Postimi i plotë i Panaritit:
Temperatura mjedisore 8.72 grade celsius pikë kthese ne perhapjen e infeksionit te koronavirusit!
Nje studim mbi dinamiken e perhapjes se coronavirusit i cili na jep shpresë!
Vete Presidenti Donald Trump ne daljet publike ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do te bjere ndjeshem.
Por Center of Diseases Control e Amerikes dhe shumë qendra te tjera kerkimore universitare, shprehen se megjithëse urojnë per vertetesine e parashikimit te presidentit nuk mundet ende ta vertetojne ate..
Por duket se nje studim i kryer nga nje grup shkencetaresh te rajonit te Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, deshmon se dinamika e perhapjes se coronavirusit ndikohet ndjeshem nga faktorët klimatike si temperatura, lageshtia.
Ky studim ka marrë ne shqyrtim te gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, perfshire edhe rastet ne mbi 400 qytete ne Kine qe nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt.
Keto te dhena epidemiologjike, jane modeluar krahasuar dhe perpunuar në menyre kompjuterike me treguesit meteorologjike te ketij harku kohor ne zonat perkatese ..
Ka dalë nje e dhene mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shenuar vleren 8.72 grade celsius.
Por me rritjen e metejshme te temperatures se mjedisit, numri i rasteve ka shenuar renie.
Por ne studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese te forta nuk do te mund ta kontrollojë e vetme infeksionin.
Panariti eshte bujk ndersa Donaldi eshte trashegimtar i biznesit se te atit dhe asnjeheri bashke me mua nuk ja kemi haberin mjeksise.
Si e shpjegon Panariti dhe Donaldi faktin se virusi po pushton Kalifornine dhe gjithe vendet e tjera me klime te nxehte?
Hahaha…filloi ky me ato brocullat e zakonshme…perkthe ne google dhe hidhi ne facebook…..Sa ishte minister bujqesie as lopet nuk qe ne gjendje ti shpetonte nga zoonozat dhe ngordhen me mija krere te cilat edhe sot nuk u jane demshperblyer fermerve, ne nje kohe kur miliona lek te dhena per vaksinimin e kafsheve, i merrnin militantet e LSI- i dhe ky palo minister Panariti merrte perqindjen. Tani del e ben gam..gam..gam e jep mend…..