Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin, ministrja Shahini informacion të rëndësishëm për maturantët

10 Mars 2020, 10:43Sociale TEMA
Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin, ministrja Shahini

Ndërsa shkollat në të gjithë vendin prej ditës së sotme janë mbyllur për një periudhë dy-javore, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një njoftim të rëdnësishëm për maturantët.

Në një postim në rrjetet sociale, Shahini publikon linqet e dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas saj, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

“Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:

http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:”-shkruan Shahini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje