“Njerëz, nëse keni qenë në Itali mos dilni nga shtëpia se përhapni sëmundjen e infektoni të tjerët”

10 Mars 2020, 09:17Sociale TEMA

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka bërë apel që kushdo që ka qenë në Itali dy javët e fundit, të mos dalë nga shtëpia.

“Njerëz, nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi.

Mos dilni. Mos shkoni në kafe a restorante.

Infektoni të tjerët kështu.

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;

E dimë mirë, ne jemi popull shumë social, “bëhemi shumë” me njëri-tjetrin.

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!!

Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin!

Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetëkarantinohu.

Rri në shtëpinë tënde.

Shpëton veten dhe gjithëkënd që do.

Beje tani”, shkruan zv.kryeministri.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje