Rama poston mesazhin e kapitenit legjendar kuqezi Lorik Cana: Frikë jo, kujdes po. Ju lutem, të ruajmë veten dhe njëri tjetrin

10 Mars 2020, 10:11Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar në adresën e tij në rrjetin social mesazhin e kapitetin legjendar të kombëtares së futbollit Lorik Cana për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Cana bën thirrje që të mos ketë askush frikë por vetëm të kujdesen për veten dhe për të njëri tjetrin, për të kufizuar sa më shumë kontaktet fizike dhe ndjekur udhëzimet.

Postimi i plotë:

? Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

? FRIKË JO, KUJDES PO!

? DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda!

Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! 

Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!

1 komente në “Rama poston mesazhin e kapitenit legjendar kuqezi Lorik Cana: Frikë jo, kujdes po. Ju lutem, të ruajmë veten dhe njëri tjetrin”

  1. Rejsist Qinani says:

    Shqiptart.
    Rrac hunderrash..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje