Kinë, 103 vjeçarja shërohet nga koronavirusi

11 Mars 2020, 13:47Bota TEMA

Një grua 103-vjeçare është shëruar nga koronavirusi pas trajtimit gjashtë-ditor në Wuhan.

Gjyshja me emrin, Zhang Guangfen, doli nga spitali pasditen e djeshme.

Deri më tani ajo është pacientja më e moshuar nga koronavirusi, që shërohet në Kinë dhe dy vjet më e madhe se burri që mbante rekordin deri më tani, një 101 vjeçar.

Gjyshja u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse më 1 mars në një spital të Hubeit në Kinë.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi mund të komunikonte me mjekët kur u pranua në spital, por iu përgjigj shumë mirë terapive të ofruara nga mjekët.

Një tjetër 100 vjeçar i infektuar me koronavirus u shërua pasi kaloi një javë në spital.

Kina ka inkurajuar qytetarët e saj të rifillojnë normale pasi vendi ka parë një rënie të vazhdueshme të rasteve të reja.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Wuhanin dje për herë të parë që kur qyteti u bë qendra e epidemisë së koronavirusit në janar, shenjë kryesore kjo, që Pekini beson se shpërthimi është nën kontroll.

Vizita e Xi tregon që Kina është e gatshme të deklarojë fitoren ndaj virusit të ri, që ka vrarë të paktën 3,158 njerëz në vend dhe 4,325 në të gjithë botën, sipas ekspertëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje