OBT anulon takimet deri më 20 mars për shkak të Covid-19

11 Mars 2020, 10:22Bota TEMA

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) të martën tha se anulon të gjitha takimet deri më 20 mars pasi një prej punonjësve të saj u diagnostikua me koronavirusin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentit të AA-së, drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo dërgoi një njoftim në zyrën e tij të përfaqësuesve në Gjenevë, duke i informuar për lajmet dhe duke theksuar se punonjësi po vendoset në izolim shtëpiak.

Në njoftim thuhet se situata është duke u monitoruar nga afër dhe të gjithë punonjësit e OBT-së janë në dijeni të kësaj.

Ndërkohë, të gjitha takimet e Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale (OBPI) dhe Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) janë anuluar gjatë muajve mars dhe prill.

Gjithashtu, të gjitha ngjarjet anësore, përfshirë panelet dhe konferencat brenda sesionit të 43-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Zyrën e OKB-së në Gjenevë u anuluan javën e kaluar.

Për më tepër, Zyra e OKB-së në Gjenevë është e mbyllur për vizitorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje