Ish-komandanti i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges, e ka kundërshtuar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.
Të martën, Donald Trump Junior, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri jehonë deklaratës së senatorit amerikan, David Perdue, në të cilën ai thoshte se “në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.
Por, gjenerali Hodges, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se “ky do të ishte një gabim, pasi KFOR-i është spiranca e vetme e stabilitetit në rajon”.
Deklarata e senatorit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se qeveria urgjentisht duhet të plotësojë kërkesat amerikane për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk beson që trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova.
Shtetet e Bashkuar e kanë marrë drejtimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi ai i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian u ndërpre në vitin 2018, për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe, nga ana e autoriteteve të Kosovës.
Nën ndërmjetësimin e të dërguarit presidencial të SHBA-së, ambasadorit, Richard Grenell, muajt e fundit janë arritur dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: për linjën hekurudhore dhe atë ajrore.
Por, Shtetet e Bashkuara janë duke bërë presion mbi Prishtinën për të hequr në tërësi tarifën, në mënyrë që të hapet rruga për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nje dite do ti terheqi forcat jane shpenzime te taksapaguesit per asgje por me politiken e ketij shtrupfi asgje nuk dihet ky cfare thote ne mengjez nuk thote ne mbremje .
Kosova eshte nje hic per Ameriken ajo nuk ka asnje lloje interesi as politike as ekonomike as strategjike ata qe predikojne se Amerika ka interesa ne kosove e bejne thjeshte per fushate po realiteti eshte krejt ndryshe
Amerika beri nje nderhyrje ushtarake per qellime humane dhe per te ndihmuar shqiperine qe te riktheheshin refugjatet deri ketu ishte misioni saje .
Kosova eshte problem europien nuk eshte problem Amerikane por kuptohet qe europa edhte me shume afer serbise si do perfundoje ky procese asnje nuk e di nga ne populli por gjithmon ne interes te Serbise mendoje .