New York, ekipe dezinfektimi dhe ndihma në ushqime në "zonën e nxehtë"

10 Mars 2020, 22:05Bota TEMA

Si të gjihtë vendet e botës edhe New York-ku ka marrë masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Guvernatori Andreë Cuomo deklaroi sot se aks rrugor prej 1.6 km do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë dhe një procesi dezinfektimi.

Shteti do të vendosë policorë dhe ekspertë që do të bëjnë dezinfektimin e të gjithë ndërtesave dhe institucioneve shtetërore si shkolla dhe se do tu dërgojë ushqime të gjithë personave që ndodhen në karantinë.

Deri më tani në New York janë regjistruar 173 persona, shteti me numrin më të madh në të gjithë ShBA-në.

Guvernatori Cuomo tha që nuk do të ketë kufizime udhëtimi në qytetin e vogël, por pikat e mëdha të takimit në zonë do të mbyllen.

Shkollat, vendet e grumbullimit dhe bizneset në zonën e nxehtë të virusit do të mbyllen për dy javë.

Ka pasur 791 raste të konfirmuara të koronavirusit në Sh.B.A. që nga pasditen e së martës, sipas Universitetit Johns Hopkins në Maryland, i cili është duke ndjekur shpërthimin.

Njëzet e shtatë njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit – 23 në shtetin Uashington, dy në Kaliforni dhe dy në Florida.

1 komente në “New York, ekipe dezinfektimi dhe ndihma në ushqime në “zonën e nxehtë””

  1. LIGJEVENESI says:

    Epo atje, nuk ka Lulzlm Basha, nuk ka Sali Berishe, nuk ka Ilir Mete, atje ka vetem puntore e humane si Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje