Ministrja britanike e Shëndetësisë infektohet me koronavirus

11 Mars 2020, 09:17Bota TEMA

Ministrja britanike e Shëndetësisë Nadine Dorries është diagnostikuar me koronavirus.

Dorries, është deputetja e parë britanike që doli pozitive në testin e koronavirusit.

Ajo u shpreh se ka marrë të gjitha masat e këshilluara nga stafi mjekësor, si dhe duke u vetizoluar në shtëpi.

Lajmi erdhi pasi një person humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, duke e çuar në gjashtë numrin e vdekjeve në Britaninë e Madhe.

Mësohet se deri tani, 382 persona janë të infektuar me koronavirus.

Banka e Anglisë ka njoftuar një ulje urgjente të normave të interesit, si masë parandaluese për frenimin e rënies së ekonomisë për shkak të koronavirusit.

Çmimet janë ulur nga 0.75% në 0.25%, duke e ulur kosoton në nivelin më të ulët të historisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje