Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali jep “recetën”: Modeli ynë funksionon, 0 të infektuar

11 Mars 2020, 18:50Bota TEMA

0! Numri që mund të jetë moment simbolik i betejës është ai i të infektuarve të regjistruar, për herë të parë që kur gjithçka nisi, në Cordogno të Italisë, e kthyer në “kërthizën” e shpërndarjes së koronavirusit në Itali.

“Modeli “zonë e kuqe” ka funksionuar! Ajo që është e sigurtë është se trendi i infektimeve prej disa ditësh është negativ dhe shpresojmë që të vijojë kështu.

Kjo nuk do të thotë ama që emergjenca ka përfunduar”.

Kështu shprehet Francesco Passerini, kryebashkiaku i Codogno, një prej 10 komunave të  Lodigiano në Itali, që për dy javë janë izoluar me ndalimin e hyrjes dhe daljes nga zonat.

Passerini u tregua i kujdesshëm dhe tha se “është për t’u marrë me pinca” e dhëna që dje në Codogno nuk janë regjistruar raste të reja, sepse “ duhet të shohim ecurinë e ditëve të ardhshme”.

“Nëse numrat konfirmohen, trendi i përhapjes, sikurse e them prej disa ditësh, është më i ulët kundrejt pjesës tjetër të territorit të Lombardisë”.

Gjithsesi, themelore për Passerinin është “mbajtja e një niveli kujdesi të lartë, duke adoptuar të gjithë masat e marra në zonën tonë në këto 17 ditë dhe të mos mendojmë se beteja ka përfunduar”.

“Receta” e Cordogno

Mënyra sesi Cordogno po e fiton betejën nuk është vetëm te rregullat e vendosura nga autoritetet sanitare qeveritare tashmë të bëra publike, domethënë “për të pasur sa më pak kontakte të mundshme dhe për të dalë vetëm për arsye pune ose shëndetësore”.

Po edhe, nëse jo mbi të gjtiha, me një sjellje shpirti: “Nuk duhet pasur frikë. Duhet të jemi të arsyeshëm, duke ecur të gjtihë bashkë në të njëtin drejtim”.

Komuniteti i tij ka dëshmuar se ka ditur ta bëjë këtë. “Jam krenar për qytetarët e mi. nuk ka pasur skena histerie apo agresioni.

E kanë përballuar në mënyrë të kujdesshme situatën duke dëshmuar se mund të fitohet. Denoncimet për dhunë e shkelje kanë qenë të pakta” shprehet Passerini.

Detyra më e vështirë ka qenë bindja e të rinjve për të marrë pjesë në këtë operacion të madh përgjegjshmërie kolektive.

Me shumë ndihmë ka qenë teknologjia. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë dy vite më parë, kur u bëmë një prej komunave të para n ëItali në të cilën mund të bëhet gjithçka në rrugë digjitale me aplikacionin e Codogno-s që u kthye në kaq thelbësor” vijon ai.

Qytetari i parë e mbyll me një premtim: “Kur të mbarojë gjithçka,sepse do e fitojmë në të gjithë vendin, ju premtoj se do bëjmë një festë të madhe në Codogno. Jeni të gjithë të ftuar, hajdeni ta shikoni se sa e bukur është”.

7 komente në “Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali jep “recetën”: Modeli ynë funksionon, 0 të infektuar”

  1. Ilir says:

    Degjojeni o shqiptaret e mi, degjojeni dhe mereni seriozisht. Vecanerisht te rinjte, qe mund ta kaloje ne kembe e pa pasoja kete PANDEMI, Bejeni per 2-3 jave kete sacrifice, per veten, per prinderit e gjysherit qe s’mund t’ja dalin pa ndihmen tuaj, per femijet e Shqiperise.Mos u beni transmetues te vdekjes per te dashurit tuaj. Rrini mbyllur per pak kohe. Jeta do t’ju duket shume me e bukur pasi te keni kryer kete akt te madh.

    1. Lani says:

      Shume mire e flmd per thirrjen qe u ben sidomos te rinjve. Eshte hall i madh se ketu te ne shume shume prej tyre „nuk dine“ te lexojne ndaj duhet menduar forma me e pershtatshme per ti detyruar qe te mos rrine rrugeve .

    2. KORÇARI says:

      Bravo ILIR, koment brilant.
      Shqiptarë dëgjoni këshillat e mjekëve dhe të shtetit , dëgjoni këto që ka shkruajtur Iliri më sipër dhe rrini në shtëpi ,bëni durim, dy javë janë do kalojnë, bëjeni për Kombin Shqiptar që mos shpërbëhet…

      1. Atdhetar says:

        NUK JANE DY JAVE, POR 6 GJASHTE MUAJ. BEHUNI GATI. KINA KA QE NE NENTOR DHE AKOMA NUK PO I DUKET FUNDI. EDHE MBASI TE MBAROJE KETE RRADHE SHKENCETARET PO THONE SE DO TE KTHEHET PERSERI NGA E PARA.

  2. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Po marin vesh shpellaret e shqiperise
    Edhe po te mbyllen ne shpija do dali Sala me Liken do beje thirrje per te dale nga shpijat

  3. Kozmos says:

    SHQIPETARET JANE TE KARAKTERIZUAR NGA INJORANCA ,ESHTE VESHTIRE TE BINDET KY POPULL DHE PER SHENDETIN E TYRE , SA PER BINDJE TE TJERA AS QE BEHET FJALE FARE .
    DUHET QE CDO SHQIPETARE, TE JETOJE TE PAKTEN TRE MUAJ NE GJERMANI PER TU EDUKUR ME RREGULLAT E HIGJENES , ME DISIPLINEN E PUNES , ME RREGULLAT DHE TOLERANCEN SOCIALE DHE CDO GJE QE I TAKON JETES ME NIVEL . KETU NE KETE VEND RRUMPALLE, NUK MESON ASKUSH , NUK CIVILIZOHEN ,POR E KUNDERTA , KU POPULL KA BERE HAPA MBRAPA NE CDO DREJTIM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje