Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy raste të tjera me të prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin zyrtar të të infektuarve në 12-të.
Rastet e reja janë konfirmuar një në Tiranë dhe një i moshuar në Lushnje, që Ministria e Shëndetësisë thotë se ka një histori udhëtimi pak kohë më parë në Bergamo të Italisë.
MSH deklaroi se për të dy këta persona, gjendja shëndetësore është e mirë.
Në total, 9 prej të prekurve janë persona kontakti me pacientin 0, pra me 28-vjeçarin e konfirmuar si rasti i parë me koronavirusin e ri në Shqipëri, ndërsa e veçanta është ai i një 31-vjeçari në Tiranë, që kishte një histori udhëtimi të shkurtër në Milano dhe rasti i një 74-vjeçareje në Durrës.
E moshuara në Durrës është shfaqur me simptoma të rënduara në spital dhe dyshohet se ka mbajtur të fshehur faktin se kishte udhëtuar në Itali, ndërkohë që stafi i mjekëve dhe infermierëve që u mor me rastin e saj para se të konfirmohej me koronavirus është futur në karantinim dhe u janë marrë tamponët nga Instituti i Shëndetit Publik për analizimin e tyre.
Në Tiranë, autoritetet thonë se janë 3 pacientë që ndodhen në gjendje të stabilizuar në Spitalin Infektiv të QSUT-së, ndërsa 6 personat e tjerë të konfirmuar me koronavirus janë vetëngujuar në shtëpi.
Në total, Ministria e Shëndetësisë thotë se deri më tani ka kryer 157 testime.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë nxorrin urdhrin me 8 rregullat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit.
I KA RA DHE SALES PO E MBAJN SEKRET…. IKU MALOKU NA E MORI TE KEQEN….