Bujar Nishani i ka bërë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë me vëmendje mjekët dinjitoz e me integritet deh të injoronë sipas tij sharlatanët që mund të mbajnë bluzën e bardhë por janë veçse papagaj të sektit rilinds.
Gjithashtu ai u thotë qytetarëve që të mos presin asgjë nga xhahilët injorantë që janë në zyrat e shtetit prej grupeve kriminale dhe parave të drogës.
“Në situatën e një shqetësimi të përgjithshëm për shkak të pandemisë që po krijohet nga coronavirusi, një aspekti të kësaj situate nuk duhet ti kushtojmë shumë vëmendje e as të shpenzojmë kohën me atë.
Asnjë çudi apo zhgënjim nuk duhet të na marrë kohën nga sjellja e Qeverisë rilindse ndaj pandemisë botërore të coronavirusit.
Të çuditesh nga papërgjegjshmëria dhe të skandalizohesh nga mungesa e vizionit të një qeverie që ka 7 vjet që prodhon vetëm skandale, kriza, dështime, injorancë nuk është risi.
Në një situatë ku OBSH paralajmëronte që prej një muaji pothuajse përditë një
pandemi botërore dhe kur fqinji ynë dhe kontakti më i madh i përditëshëm njerëzor me ne, Italia, u kthye në vendin e dytë në botë më i prekuri, kryerilindsi bënte paradë ekranesh kakofonie pa marrë asnjë masë reale e konkrete !
Qeveria italiane izoloi vetë, qytete e rajone të tëra me pjesët e tjera të vendit , rilindsi asnjë masë për bllokimin e ardhjeve në portet e aeroportet e Shqipërisë të udhëtarëve prej këtyre zonave.
Priste të sillnin virusin pasdaj ta mbyllte !!!
Çdo shqiptar pa me figurë e dëgjoi me zë, kërkesën normale, profesionale dhe njerëzore të një mjekeje për doreza dhe maska në rastet e kontakteve me të dyshuar si mbartës të virusit dhe për këtë mori hakërrimin prej rrugaçi të kryepërgjegjësit për manaxhimin e punëve.
Teksa dëgjoje nga njëra anë një mjeke profesioniste të kërkonte minimumin e minimumit, doreza e maskë dhe nga ana tjetër përfaqësuesen e qeverisë tek sugjeronte mjekëve të merrnin raki nga shtëpia për dizinfektimin, ti prisje që rilindsi ta sikteriste atë barbare nga të qenit “drejtuese”, ti prisje ta dëgjoje të paaftin të paktën t’i kërkonte ndjesë mjekes e të dërgonte menjëhere nevojat minimale, por jo, ne dëgjuam dhunën verbale rrugaçërore ndaj mjekes.
Gjithkush e kujton sjelljen fashiste duke i hequr licencën shkollës private dhe kërcënimin për ndjekje penale për faktin pse morën një masë paraprake kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaronte pandeminë botërore.
Një gënjeshtar i rregjur nuk e ka problem të lëshojë deklarara për pagesa ekstra me mijëra euro për shërbyesit shëndetësorë ndaj qytetarëve dhe kjo bëhet teksa media raporton për trajtimin çnjerëzor që i bëhet mësuesve që shërbejnë në zonat e thella të cilëve jo vetëm nuk u jepet pagesa qesharake e transportit parashikuar me ligj, por që rilindsi ju ka hequr dhe 2400 lekët e bonusit mujor (aq sa shpenzojnë rilindsit për një kafe shpejt e shpejt në mëngjes)
Këta shkojnë edhe përtej papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë.
Shpërndarja e maskave të skaduara është krim penal. Krim i rëndë me përmasa kolektive.
Por harrojeni që do mund të hetohen sot krimet, qofshin edhe të përmasave të tilla.
Sot Shqipëria nuk ka më sistem drejtësie.
Në vend të ndjekjes dhe dhunës hajvane të policëve bashkiakë ndaj plakave që shesin tufa me pras apo majdanoz nga fshati të urdhëronte dhe kontrollonte karantinën në shtëpi të gjithë atyre që vinin nga zonat e prekura apo të ashtuquajtura zona të kuqe nga Italia.
Këto nuk mund t’ja kërkojmë një njeriu që nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen.
Asnjë strategji apo masë për bisnesin veçanërisht turizmin që do të goditet në palcë nga kjo situatë.
Po si mund ta bëjë këtë punë një sekt që s’ka asnjë lidhje me artin e qeverisjes por ka veç merakun e oligarkëve të korruptuar që blejnë e shesin vota të vjedhura për ta e jo për punët, përpjekjen, djersën e gjakun e shqiptarëve të ndershëm e punëtorë.
Mos prisni asgjë nga xhahilët injorantë që janë në zyrat e shtetit prej grupeve kriminale dhe parave të drogës.
Këta nuk kanë shkatërruar totalisht vetëm arsimin dhe shëndetësinë por i kanë vënë minat gjithë shtetit.
Ndaj nuk ka vlerë sot të merremi me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e një sekti të rilindur por të angazhohemi me solidaritetin ndaj rregullave të pandemive dhe përgjegjësinë individuale.
Sot është koha për kujdes maksimal dhe koshiencë qytetare nga seicili prej nesh me protokollin sanitar dhe mjekësor.
Sot më shumë se zakonisht kërkohet angazhimi i mjekëve dhe infermierëve dhe ne të lutemi për sakrificën e tyre.
Sot është koha ti kushtohemi këshillave dhe mesazheve të specialistëve, mjekëve, por veç atyre me integritet profesional e njerëzor, jo të sharlatanëve mjeranë që sforcohen për turpin e tyre të kthejnë në propagandë mashtruese e qesharake paaftësinë e një grupi xhahilësh me emrin pushtetarë.
Dëgjoni me vëmendje mjekët dinjitoz e me integritet dhe injoroni sharlatanët që mund të mbajnë bluzën e bardhë por janë veçse papagaj të sektit rilinds.
Dallohen qartë nga njëri tjetri këto modele.
Shqiptarët siç kanë 7 vjet që kalojnë vetë çdo sfidë, dhunë, rrezik, padrejtësi, varfërim të tyre, ashtu vetë do ta përballojnë dhe kalojnë edhe këtë të keqe pasi tani kanë mundësinë të dëgjojnë e mësojnë nga eksperienca e shumë vendeve e popujve të tjere që po përballen me këtë situatë.”- shkruan Nishani. (TemA)
GABEL MUTI
TI DHE BABAI JOT SHPIRTEROR AJATOLLAH RRAHMAN SALI BIRIRSHA
DHE CA PROSTITUTA MEDIE
S’I SHPETOJNE DOT VDEKJES QE PO I TROKET KOKAVE
…ha mut ha o i pafytyre, se vetem muti te degjon,oplere e kaluar halese!
Or ti idiot!
Mos beje politike, si ajo qelbesira e mbremshme te Opinion!
Kafsha mos na e prek Heroin e mencur Brataj!
Mos fyej mbretreshen e viruseve Bino! AJO Tashme eshte sifuria jone!
Dhe degjoi mire ata! Ose.. shko tek mikja e partise qe prishi programin me te mire Opinion te bere mbrem!
Ty te ka Lon zoti sakat dhe ka pas arsye perse qe mos ti gezohesh asigjoje o kufom e keqe
Lajmerim!
Jam Koronavirusi.
Ju bej me dije se qe nga dita e djeshme kam caktuar si perfaqesues timin ne Shqiperi, Z. Bujar Nishani.
Ju lutem ti kushtoni nje vemendje te madhe cdo fjale qe ai nxjerr nga goja e tij.
Keto fjale eshte sikur ti kem thene une vet.
KV
O KOKELOQE ,MJEKET NUK JANE SI RRACA JOTE E NDYRE, NE PROFESION UDHEHIQEN NGA HUMANIZMI DHE JO NGA NJGJYRAT E PARTISE , NUK LINI RAST PA DIMOSTRUAR INJORANCEN TUAJ EDHE NE KOHE TE VESHTRA ,E KUR GJITHE BOTA BEHET PBASHKE PA DALLIM MEGAFONI I CJERRE I KETIJ ZOTERIE PERHAP PERCARJE ,SINDROM I KAPTERIT TE RRAHUR QE KULISH .
[email protected]
Po ka me injorant se ty o cope mishi me dy sy.
Nuk e morrem vesh pergjigjen qe duhet te jepte OKB lidhur me ” shqetesimin” e madh qe te krijoje ndertimi I parkut tek kodrat e liqenit??I
Mbylle ate hale mor Idiot.
Vertet e kemi pasur President?!.
O shkerdhat
O te qifsha robt o uloku i mutit kur do te japesh mend ti qe lopata e mutit ne dore te Sali qenit ke qene je dhs do te jesh per aq kohe sa do te jet gjalle ai ndyresira.ptuuu te q,,,sha robt.
Odeta e di,qe ti leh me bukur se cdo qen race,apo te pelqen keshtu???