Nga Nicholas Farell
Në kohëra infektimi si kjo e koronavirusit, mund t’u japësh të drejtë fashistëve për përshëndetjen karakteristike. Mund të duket qesharake, por prekja e këmbëve po zëvendëson shtrëngimin e dorës në disa pjesë të Kinës. Këtu në Itali, ku ka shumë më tepër raste të koronavirusit se çdo vend tjetër, përveç Kinës, Iranit dhe Koresë së Jugut, qeveria e majtë po u thotë italianëve të mos i japin dorën njëri-tjetrit. Kjo më kujton vitin 1922, kur Musolini erdhi në pushtet pasi Lufta e Parë Botërore kishte vrarë 20 milionë dhe epidemia e gripit spanjoll e vitit 1918 pothuajse po aq. Duçja e zëvendësoi shtrëngimin e dorës me përshëndetjen romake.
Shtrëngimi i dorës, sipas ideologjisë fashiste, duhej të eliminuar sepse ishte johigjienik dhe borgjez. Lidhja që Musolini bëri midis fuqisë së dorës për të infektuar trupin e njeriut dhe fuqisë së borgjezisë për të infektuar trupin politik është interesante. Përshëndetja romake i distancoi përkrahësit e tij nga armiku i klasës fashiste – mbi të gjitha anëtarët jo-produktivë të klasës së mesme, të cilët ata i konsideronin si parazitë – ose viruse, për t’i përditësuar gjërat.
Unë jetoj në Emilia-Romagna, rajoni italian me numrin më të madh të njerëzve të infektuar pas epiqendrës në Lombardi. Kam gjashtë fëmijë, të gjithë –përveç më të voglit, Giuseppe, i cili është katër vjeç – shkojnë në shkollë. Falë koronavirusit ata janë pushim, sepse kjo është java e dytë që shkollat janë mbyllur. Kështu që fëmijët e mi janë në shtëpi 24/7.
Në dhjetë ditët e kaluara, pasi nuk kanë qenë në shkollë, shumica prej tyre kanë pasur grip (ftohje me temperaturë të lartë) dhe unë, në moshën 60 vjeç, kam pasur një ftohje të keqe, megjithëse nuk ka temperaturë. Gruaja ime italiane i ka pasur të dyja, dhe sigurisht më fajëson mua. A jam i shqetësuar se më ka kapur dhe mua virusi kinez? Jo. Të rinjtë i mbijetojnë sido që të jetë, jam i sigurt edhe gruaja ime shumë më e re se unë, nëna e tyre. Sa për mua, kush po e vret mendjen?
Dhjetëra qytete të vogla në Lombardi janë në karantinë. Në Venecia, karnavalet u anuluan – pavarësisht maskave magjepsëse. Këtu në Ravenna janë mbyllur shumë mjedise publike: kinematë, muzetë, teatrot dhe diskotekat. Tani italianëve u kërkohet të mbajnë një distancë prej një metri nga njëri-tjetri në vende publike siç janë supermarketet, baret, restorantet dhe kishat, ku edhe në mesha e madhe është anuluar.
Ky do të jetë një problem i madh për një popull kaq të prekshëm si italianët që të respektojnë rregullin e një metri – por sa më shpesh këtu, nuk është e qartë se cili do të jetë dënimi për shkeljen e rregullit dhe kush do ta monitorojë zbatimin e tij. A më bëhet mua vonë për ndonjë nga këto? Jo dhe aq. Unë tashmë përpiqem të rri larg nga grumbullimet e njerëzve nëse mundem.
Në ditët e sotme ka disa restorante kineze në Ravenna, kryeqyteti i fundit i Perandorisë Romake perëndimore, dhe cilësia e ushqimit është me të vërtetë e tmerrshme krahasuar, të themi, me Chinatoën në Londër. Kinezi më i afërt me shtëpinë time është në anën tjetër të fushës që dikur ka qenë det – uji është tërhequr pesë milje që nga koha e romakëve, dhe selia e dikurshme e flotës romake tashmë është thjesht një sit arkeologjik. Pronarët e restorantit kanë postuar një njoftim që shpjegon, në një italishte të keqe, se falë “frikës që solli koronavirusi”, ata kanë vendosur të mbyllin restorantin e tyre deri në një njoftim tjetër. Por a është thjesht frikë? Askush nuk e di.
Virusi ka të ngjarë të rrisë mbështetjen për ekstremin e djathtë, Lega, e udhëhequr nga Matteo Salvini dhe post-fashistët e Fratelli d’Italia, parti e udhëhequr nga Giorgia Meloni. Të dy e portretizojnë veten në skenën ndërkombëtare si ‘nacionalistë konservatorë’.
Nëse do të kishte zgjedhje të përgjithshme tani, sondazhet thonë se koalicioni i së djathtës, i cili përfshin gjithashtu Forza Italia-n e Silvio Berlusconi-t, parti e vogël tanimë, do të mposhtte koalicionin qeverisës të majtë (i formuar shtatorin e kaluar) mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike postkomuniste me një diferencë edhe më të madhe sesa do të kishte bërë përpara krizës së koronavirusit.
Qeveria e majtë mori masat e nevojshme për të luftuar virusin ‘nga pakujdesia e vonesës’ – shkruante Michele Brambilla, redaktore e të përditshmes masive Quotidiano Nazionale -‘ pas javëve të humbura duke i quajtur si racistë apo fashisto-legistë këdo që kërkonte masat elementare që dikton shkenca, d.m.th. karantinë për këdo që arrin në Itali nga Kina’.
Nuk mund të them se shpjegimi standard italian i së majtës se pse ka kaq shumë raste të koronavirusit në Itali është identik me shpjegimin standard italian, sa i përket asaj pse aq shumë politikanë italianë janë të korruptuar. Nuk është e vërtetë që Italia ka politikanë më të korruptuar se vendet e tjera, thonë ata, thjesht Italia është më efikase në kapjen e tyre.
I njëjti arsyetim vlen edhe në rastin e virusit. Italianët janë thjesht më të efektshëm, thonë ata, në identifikimin e të infektuarve sepse Italia ka ekzaminuar shumë më tepër njerëz sesa vendet e tjera. Sipas disa llogaritjeve, Italia ka testuar pothuajse dy herë më shumë njerëz sesa Britania. Por me siguri është vdekja ajo që ka rëndësi, apo jo? Në Itali, 79 persona të infektuar me virus kanë vdekur në krahasim me asnjë në Britani deri më tani. Ec e merre vesh.
TemA TV
Hipokrizia perëndimore hahahha
që tallej me Korenë e veriut se kishte fituar Botërorin
tani po e fitojnë italianët !! !!
dhe për ironi nga një rracë me kinezët hahaha
ju zunë hakat e bastexhinjve shqiptarë që i digjte INTERI
Hipokrizia perëndimore hahahha
që tallej me Korenë e veriut se kishte fituar Botërorin
tani po e fitojnë italianët !! !!
dhe për ironi nga një rracë me kinezët hahaha
ju zunë hakat e bastexhinjve shqiptarë që i digjte INTERI
Hipokrizia perëndimore hahahha
që tallej me Korenë e veriut se kishte fituar Botërorin
tani po e fitojnë italianët !! !!
dhe për ironi nga një rracë me kinezët hahaha
ju zunë hakat e bastexhinjve shqiptarë që i digjte INTERI
cfare thua o Bedri hajdari?
Cfare do te thote “sit arkeologjik”? Fjalen “sit” nuk e kuptoj, s’e kam pare ndonjehere ne ship o perkthyes i bythes.
Italjanet jane te bindur se jane me te mire dhe me te bukur se te tjeret po kane zhvilluar kete bindje si reagim ndaj sensit te inferioritetit qe kane ndaj gjithe pjeses tjeter te europes qe i sheh si harixhinjte e europes prej shekujsh. Me ato pak gjera qe kane (makarona, plazhe, histori antike) mburren shume se duhet te kompensojne per mangesite ne gjithe fushat e tjera. Ne themi dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Edhe greket e kane kete tendence, kuptohet qe jane akoma me insinjifikant si popull dhe akoma me harixhinj se keta.