Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas zyrtarizimit të rasteve me koronavirus në vendin tonë.
“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime.
Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.
Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve.
Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.”- shkruan ambasada e SHBA. (TemA)
Keshtu ndodhe kur afrohesh me kinen, rusine e serbine! e jo me shtete te civilizume USA , Angli Gjermani.
Tashi hyni ne karantine se ate e keni meritu me kete kryeminister idiot qe e durojne vetem shqiptaret.
ci duhet Rames Meta e Basha ata jane vete koronavirusi