Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të Bashës se qeverisa kishte shpërndarë maska të skaduara për mjekët.
Shefi i qeverisë vendosi vetë maskën dhe kërkoi bashkëpunimin e opozitës joparlamentare dhe presidentit Ilir Meta për të bashkuar task-forcat e ngritura për masat parandaluese ndaj koronavirusit dhe t’i vënë në shërbim të komitetin teknik.
“Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan.
Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Janë maska që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale.
Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale.
Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë. Unë e përsëris që kjo e maskave është njësoj se ajo e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretenduar se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë.
Personat publikë dhe mbi ta, për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktikë e panjohur në planet.
Në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur ndonjë task forcë alternative, task forcë opozitare, presidenciale, dixhitale…Për cfarë? Cfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësja lufte përveç bojës tonë, si persona që përfaqësojmë të tjerët? Asgjë tjetër.
Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit të pajustifikuar.
Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në Task forca. Nëse në Italinë e madhe një vend i G7, sistemi kolapsoi dhe të gjithë përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan.
Të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar. Por në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të këtyre task forcave se sa të bashkohen me aktualitetin shëndetësor dhe komitetin teknik.
Nuk ka asnjë problem të monitorohet, të verifikohet, patjetër. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, jo në funksion të njërës palë apo tjetër . Se këtu nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus.
Jemi familjarë, dhe të moshuarit tanë janë të gjithë të kërcënuar po njësoj, jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe më të dobëtit mes nesh janë kërcënuar po njësoj. Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe”- tha Rama. (TemA)
Zhdukuni PeDe-ra SHQUP-ist, lereni popullin te qete nga ham-hamet tuaja.
Bobo, ja futi edhe këtë radhë Edi Saliut, vuri i pari maskë për tu mbrojtur, kur e di që Saliu pas kësaj edhe ti afrohet virusi, për inat të Edit nuk e vë fare maskën.
Muk ha mortja m…..”jalte” ose nje variant tjeter
Nuk bie rrufeja ne qenef
Qe kafshet digitale te Vicidolit nuk civilizohen dot kjo kuptohet sidomos ne situata si kjo.
Koronavirusi eshte lule perpara mostrave te Saliut, kryelopes dhe likes me 40 hajdute.
Bijte e Shqipes jane ne Philadelphia!
arrestohet pronari i kripores ne vlor sepse kishte zen kripa krimba
KY ESHTE SHARLATAN KRYEMINISTER, KUJTON SE TE DREJTOSH QEVERINE KE TE DREJTEN TE SHASH E FYESH KEDO DHE PER ÇDO GJE TE ZENTE KORONA TY DHE GJITHE RACEN TENDE TE PEDOVE POLITIK QE NUK ÇKULENI VENIT.
keshtu o kur pallohet pa kondom basha
nji pederast te semure si basha
s’e mbron dot asji mask me pf
Injorant..! Ju meritoni saliun.
Po pse mer muter.
po edhe ktu i jepni te drejte Edvinit??!!!
po si mundeni me arrite deri ktu mer plehra.
Po perse i ven prodhuesi daten e skadences mallit. Edhe malli ka 10 vite qe ka skadu e ju prape Fajin e ka saliu sepse meqe thote ky k…i i gjate se ska rensi skadenca eshtu duhet te jete se ai i di te gjitha