Meta takon zyrtarin e OBSH: Nuk ka vend për panik, por duhet kujdes. Zbatoni me rigorozitet protokollet shëndetësore

11 Mars 2020, 09:12Politika TEMA

Ilir Meta, publikoi një njoftim nga takimi me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez.

Në postimin e tij Meta shprehet se nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje