Periudhë pandemie, ja cilat janë profesionet më të kërkuara

12 Mars 2020, 18:48Bota TEMA

Zyrtarët kanë shpallur vendet më të kërkuara të punës në rast pandemie, që do të ndihmonin jo vetëm në eliminimin e rrezikut, por dhe në komunikimin me publikun, kërkimin shkencor etj.

Në të gjithë botën, e sidomos në SHBA, këto janë për momentin profesionet më të kërkuara, për të cilat tregu ka nevojë, qoftë në punësim me kohë të plotë, qoftë në punësim me kohë të pjesshme.

Punonjësit e sistemit shëndetësor, si infermier, mjekë, sanitarë etj. Për vetë rrezikun që paraqet koronavirus, kuptohet se këto profesione janë në linjë e parë të konfrontimit me sëmundjen.

Shkencëtarët e statistikave. Këto ditë statistikat janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme, për të ndihmuar me transparencën ndaj publikut por jo vetëm. Duke qenë se kjo është një krizë e re e paprovuar më parë, statistikat janë të vlefshme për shtetet dhe individët që të nxjerrin mësime nga vendet që e kanë kaluar më parë krizën.

Shkencëtarët dhe kërkimorët. Pikërisht prej faktit që kjo është një sëmundje e re, shkencëtarët dhe punonjësit e kërkimit janë shpresa e vetme për fituar përfundimisht betejën me COVID—19, duke krijuar një vaksinë për sëmundjen.

Specialistët e komunikimit. Paniku është një karakteristikë e çdo përhapjeje masive virusi, por kontrollimi i tij është një element i rëndësishëm përballjen me sëmundjen.  Ndaj specialistët e komunikimit janë të rëndësishëm dhe të kërkuar në të tilla raste, sepse formulojnë strategjinë e komunikimit me publikun nga autoritetet vendimmarrëse dhe informuese.(scan)

1 komente në “Periudhë pandemie, ja cilat janë profesionet më të kërkuara”

  1. xhemal says:

    pervec Mjekeve infermiereve e profesionistet e i nformacionit lipset biologe,fizikant,matematiciene ,organizatore shofere te nivelit larte ,njerez qe dine te marrin vendime te rendesishme ne nje beteje per jeten.nuk eshte e thjeshte kerkohen shume njerez te pergatitur ,nje mase e madhe qe vetem nje shkolla publike e forte mund ti beje.kerkohen mjete financiare te konsiderushme per te patur strukture te mira jo vetem godina por edhe mjete te mira .kerkohet qe te investohet ne kerkimin shkencor per parandalimin e semundjeve.shendetesia eshte shume komplekse e kap nje fushe shume te gjere te jetes .hyn kudo ku ka jete njeriu e gjallese.ka te beje me ujin ,driten,ajrin ambientin ,ndertimin,organizimin ,e komunitetit e mijera gjera te pafundeve .prandaj duhet dije,dije,dije,pune ,disipline, kolektivitet,shume dashuri per jeten dhe durim e sakrifice per ta bere jeten cdo dite me te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje