Pezullohet NBA, basketbollisti i njohur del pozitiv me koronavirus

12 Mars 2020, 09:35Bota TEMA

Edhe basketbolli amerikan ka tashmë të prekurin e parë nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina që iu ka marrë jetën mbi 4000 personave dhe ka infektuar mijëra të tjerë.

Rudi Gubert i Utah Jazz ka dalë pozitiv pas testimit që iu nënshtrua e gjithë skuadra. Konfirmimi për basketbollistin amerikan erdhi pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Thunders, ndërkohë që njerëzit kishin nisur të mbushnin shkallët e stadiumit.

Ky rast, bëri që NBA të pezullojë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Jo vetëm Gubert, por edhe skuadra e Oklahomas që do të përballej me Utah Jazz, është izoluar për 2 javë të ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje