Prokurorët urdhërojnë “moderatorin” amerikan, të ndalojë promovimin e kurës së pretenduar të koronavirusit

12 Mars 2020, 09:40Bota TEMA

Prokurorët e përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut dhe të Misurit urdhëruan një tele-evangjelist të famshëm që të ndalonte reklamimin e një eliksiri që supozohet se shëron koronavirusn në emisionin e tij.

Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, ngriti një padi kundër Jim Bakker të martën për shtrembërim të informacionit në lidhje me efektivitetin e “Solucionit të Argjendit” (Silver Solution) si një kurë për koronavirusin.

Padia e Schmitt-it erdhi një javë pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, Letitia James, dërgoi një urdhër pushimi dhe ndërprejeje për Bakker-in, duke e urdhëruar atë që të ndalonte reklamimin e suplementit si një kurë për COVID-19.

Gjatë një episodi të 12 shkurtit të “The Jim Bakker Show”, i ftuari Sherrill Sellman pohoi se i ashtuquajturi Solucion Argjendi ishte në gjendje të eleminonte disa shtame të koronavirusit.

I pyetur nëse Solucioni i Argjendit do të ishte efektiv kundër COVID-19, konkretisht, Sellman u përgjigj, “Le të themi se nuk është testuar në këtë shtam të koronavirusit, por është testuar në shtame të tjera të koronavirusit dhe ka qenë në gjendje t’i eleminojë ato brenda 12 orëve”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nuk ka një kurë aktuale apo trajtime të drejtpërdrejta për koronavirusin e ri dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se nuk ka një kurë të njohur për variantet e tjera të koronavirusit që shkaktojnë SARS-in dhe MERS-in.

“Segmenti i emisionit tuaj mund të mashtrojë konsumatorët në lidhje me efektivitetin e produktit Solucioni i Argjendit në mbrojtjen kundër shpërthimit të tanishëm,” thuhej në urdhrin e pushimit dhe ndërprerjes së shtetit të Nju Jorkut. “Çdo prezantim në “Jim Bakker Show” që thotë se produktet e tij të Solucionit të Argjendit janë të dobishme në luftimin dhe/ose kurimin e koronavirusit të ri 2019 shkel ligjin e Nju Jorkut”.

Produkti mund të blihet në faqen e internetit të emisionit, dhe Komisioni Federal i Tregtisë dërgoi letra paralajmëruese për Bakker-in dhe kompani të tjera që të ndalojnë reklamimin e Solucionit të Argjendit si një kurë për koronavirusin.

Padia e Schmitt-it kërkon një urdhër kufizues dhe vendim gjyqësor të përhershëm që urdhëron Bakker-in të ndalojë shitjen e Solucionit të Argjendit si një kurë për virusin.

Gjithashtu dhe James urdhëroi Bakker që të ndalojë reklamimin e produktit si një kurë apo trajtim për koronavirusin dhe të vendosë një mohim në faqen e tij që të thotë se produkti nuk është vlerësuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Zyra e James-it i dha Bakker-it 10 ditë për të treguar se i ishte bindur urdhrit, ose të përballej me masat ligjore.

“Përveçse të jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë, duhet të kemi kujdes edhe nga aktorët e paskrupull, të cilët përpiqen të përfitojnë nga kjo frikë dhe ankth për të mashtruar ose gjënyer konsumatorët,” tha James në një deklaratë.

Mesazheve ndaj Bakker-it për koment nuk patë një përgjigje të menjëhershme.

Bakker u dënua në vitin 1989 për akuza të shumëfishta mashtrimi pasi vodhi miliona dollarë në një skandal mbledhjesh fondesh. Ai kaloi pesë vjet në burg para se të kthehej në televizion në 2003-shin.

Përgatiti: Kebriona Veliaj

https://abcnews.go.com/US/ny-attorney-general-orders-televangelist-jim-bakker-stop/story?id=69472032&fbclid=IwAR0NzmfSdTM4wLAIJfoBKs30B6nUcwj6LVB8LMwwTuXK_Rw2frL8O7TlhUA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje