Shkarkohet nga detyra prokurori Arben Dollapaj, anëtar i KLP-së

12 Mars 2020, 11:20Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Arben Dollapaj, i cili kaloi shkallën e parë të vettingut. Dollapaj është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe është i dyti i shkarkuar në pak ditë pas Besnik Canit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

5 komente në “Shkarkohet nga detyra prokurori Arben Dollapaj, anëtar i KLP-së”

  1. tani says:

    Iku ne te semes dhe Dollapi,Haluci kopshtatet dhe plepistat
    e Sali krimineli
    o zot cfare u kane punuar shqipetarevd keta vemje
    dufi qe kemi per keto paulo gjygjtare vetem dhoma me gaz
    na e kthen buzeqeshjen
    duhet tu sekuestrim pasurish deri ne qindareken e fundi
    Kapot e ketyre bosave po i drejtohen burgut reqit

  2. Kalec Dega says:

    ene pastaj?
    dollapi do zevendesoher me baulen, ene pastaj do jemi tgjithe tlumtur, lol

  3. Çazim Çazimi says:

    …bishtat dhe kthetrat e Berishiç po priten dalëngadalë. Dinastia e të keqes duhet të vdesë. Vdekje familjes me të zezë dhe më gjakatare të historisë së Shqipërisë, Berishiç

  4. halim xhelo says:

    te themi se eshte i vetmi prokuror ne republiken e shqiperis qe nuk eshte perlyer ne afera te pista si gjith keta te tjeret por ketu fiton vetem i korruptuari
    coje ceshtjen deri ne strazburg zoti prokuror Keshtu e duan keta legena
    mbaje koken larte dhe mos u perul ketyre pisave

  5. Themiu says:

    Me vjen keq per krushqit Dega & Tushe sigurimsa, por USA-t jane te bekuara. Good Bless America !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje