Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar koronavirusin.
Pas takimit të komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, në një konferencë për shtyp, ai ftoi qytetarët të paraqiten në IKShP nëse kanë simptoma. Më tej, Kurti theksoi se shteti është i përgatitur për të menaxhuar situatën, duke shtuar se ka rezerva dhe se qytetarët nuk duhet që të bëjnë panik.
“Përgatitjet jemi duke i bërë pandërprerë dhe maksimalisht. Ftoj qytetarët se nëse kanë kollitje, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje të kontaktojnë në numrin e IKShP për të marrë informacione. Evitojnë përqafimet, shtrëngimet e duarve. Shteti është për qytetarët jemi në gatishmëri. Pasi janë mbyllur shkollat kjo nuk do të thotë se do të mbyllen marketet. Mallrat do të hyjnë në Kosovë, bëhet fjalë për udhëtarët dhe jo për mallrat”.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë Arben Vitia tha se në një situatë të tillë, nuk ka vend për panik por nevojitet mobilizim i shtuar. Ndërkohë, në pikën kufitare të Morinës, përveç automjeteve që transportojnë mallra dhe atyre zyrtare, nuk lejohen të kalojnë mjete të tjera. Qeveria e Shqipërisë vendosi mbylljen e kufirit nga mëngjesi i të premtes e deri më 15 mars. Në anën kosovare, siç raporton kosovapres, ka patur ekipe mjekësore që kontrollonin shtetasit që hynin nga territori shqiptar. Por, ndërsa shumëkush e sheh këtë mbyllje të kufirit si masë efikase parandaluese, të tjerë edhe e kundërshtojnë atë.
Kosova vazhdon të mbetet e paprekur nga koronavirusi që tashmë është shpërndarë në mbi 100 vende të botës dhe bashkë me malin e zi, janë vendet e vetme në Ballkan, që nuk kanë ende asnjë rast të regjistruar.
EDHE NE KORENE E VERIUT ASNJE RASTE
Opo ju më vafshi shëndosh, po çfarë ti bëjmë ne! Ju e keni të zgjidhur problemin, boll që të udhëhiqeni nga Albini dhe kjo del e tepron. Çdo masë pas kësaj do të ishte e kotë, kjo i vë kapak gjithçkaje. Po ne thuaj, ne qysh do ja bëjmë! Ça qe qy fat i zi, or të keqen, si nuk e hodhi zoti këtej nga ana jonë këtë Kurtin të kishim shpëtuar. Do kishim filluar reciprocitetin me Sërbinë; më jep katër me H1N1 të jap dy me Covid-19. Kishtit për të parë, sdo kalonin dy javë kur Vuçiçi ti ngrinte duart përpjetë dhe të dorzohej. Nuk do të dorzohet? Fap taksën ne, por këtë radhë 200%.!!!
Degjoj ulerima pallje pseudo analistesh, kunder ideve dhe veprimeve per marredhenie te drejta me Serbine, sipas normave nderkombetare te fqinjsise se mire dhe reciprocietit midis sheteve dhe mbeshtetjen e tij nga populli i Kosoves.