Bregu i plazhit të Durrësit i mbushur me njerëz, qytetarët zgjedhin shëtitjen dhe jo vetëizolimin

13 Mars 2020, 16:08Sociale TEMA

Dita e parë e ndalimqarkullimit të automjeteve nuk i ka penguar qytetarët që të frekuentojnë plazhin e madh të Durrësit dhe të shijojnë shëtitjet e gjata buzë Adriatikut.

Pavarësisht kufizimit të lëvizjeve dhe për njerëzit, moti i ngrohtë dhe ajri i jodizuar i ka joshur të gjitha grupmoshat, madje dhe të moshuarit për të kaluar disa orë në plazh.

Kufizimet e vendosura në kuadrin e masave të marra për ndalimin e përhapjes së virusit Covid 19 përshëndeten nga të gjithë, edhe pse është e vështirë për disa të qëndrosh pa dalë nga shtëpia, apo pa konsumuar një kafe në lokal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje