Nga Entela Resuli
E premte, 13 mars 2020. Nuk më kishte ndodhur që të dëgjoja ndonjë cicërim zogu në lagjen time në Tiranë. Sot, hera e parë.
Zhurma i mbyste edhe ata pak zogj që mund të vinin vërdallë.
Dalë nga shtëpia me dëshirën për të parë çfarë bëhet! Aroma e klorit ndihet në korridorin e pallatit. As kjo nuk më kishte ndodhur këto kohë!
Qetësi. E vetmja që e thyen pak heshtjen është kënga popullore që roja i pallatit ka vendosur në kasetofonin e tij. Po dëgjonte “poshtë nga çairet”. Përmetar, me siguri!
Rrugët janë bosh. Ndonjë makinë policie tek-tuk, makina që furnizojnë dyqanet ushqimore dhe shumë njerëz me biçikletë.
Sot po që Tirana është qytet biçikletash.
Dielli shkëlqen dhe ngroh. Është më shumë se sa një ditë pranvere. Në rrugë ka njerëz që shëtisin. Nuk ka kafene të hapura. Pjesa më e madhe e tyre bëjnë ecje.
Në rrugën e “Kosovarëve”, një furrë buke shërbente edhe kafe të cilën mund ta merrje me vete.
Njerëzit presin jashtë, në radhë, për të marrë “kafeinën” e përditshme. Nuk e kisha parë asnjëherë këtë pamje në këtë qytet.
Pasi marrin kafen në dorë, largohen duke vazhduar shëtitjen e tyre në drejtim të Kodrave të Liqenit.(Nuk e di se sa e lejueshme është kjo shëtitje kur të gjithëve na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi!)
Flasin me zë të ulët dhe duken të qetë. Ka nga ata që japin këshilla në telefon… ato që i kemi dëgjuar shpesh këto ditë, por ka dhe të tjerë që shprehen “ç’të ketë shkruar Zoti”.
Teksa vëzhgon në heshtje këtë pamje, ke një përzierje ndjenjash; sikur Tirana të ishte kështu gjithmonë, do të ishte një qytet më i jetueshëm. Më me pak ndotje, më me pak zhurma, më i pastër, më i kulturuar, më pak i stresuar.
Ndoshta, virusi do të na mësojë disa rregulla të reja që vështirë do e kishim t’i vendosnim në kushte normale. U dashka një gjë e jashtëzakonshme, për t’u mësuar me disa sjellje të zakonshme.
Tirana sot edhe të gëzonte edhe të bënte për të qarë! Sikur të mos ishte virusi rreth e rrotull, me siguri e donim më shumë kështu!
Këto pamje që do të shihni në foto janë nga kjo e premte e marsit, ku virusi ka pushtuar botën, por edhe vendin tonë. Qëndroni në shtëpi!
tirona ka qen keshtu per gati 50 vjet ne kohen e enverit,po te jesh katnare e ardhur ne tirane mbas vitit 1991 si gjith maloket dhe katunaret e tjere ke te drejte te thuash asnjehere nuk e kam pare tiranen keshtu,ne kohen e enverit ishte cdo dite keshtu sepse njerezit punonin dhe nuk rrinin rrugve si sote me kete sistem malokeriekatnarshe pervec te dieles qe dilnin nga qe ishte pushim pervec mapove qe punonin edhe per te diele,por sote ti moj mushke ke te drejte se ajo tirana qe dikur ne degjonin zogjte na i prishet ju duke zbritur nga fshatrat koperative katnare qe u habite.
Epo mund te jete dhe 30-35 vjec gazetarja dhe po te kete lindur ne Tirane se ka pare kurre ashtu.
Tutje re loni tutje , tutje se te cau lepri reeeeee, o loni pordha
@E. Resuli
.
Lexova reportazhin
dhe bëra pak çudi
Datëlindja e Tironës
fillon kur erdhe ti!
.
Një “ndoshta” ti e shton
dhe bëhesh gocë e mbarë
gjithë jetës në Tiron
kështu e kemi parë.
.
Të gjithë në punë ishin
se kish Çeçua biçak
nëse në punë nuk shkoje
të zinte me dajak!
.
.
.
PS.
Për fotot një Big Lajk
i shoh me nostalgji
të falem unë nga larg
me shumë simpati.
Se kish Çeçua biçak !! ? …..
Mu kujtua shkopi i gomes i “Dordomuzit” – skeçi me Vasillaq Vangjelin, Koço Devolen, Skender Sallakun etj.
DORDOMUZ !!!
Tamam Loni. Tirana e tille ka qene per 50 vjete dhe nuk ekzistonte as virusi.
apapa sa qytet i shemtut eshte!
Pupupu….a ne na ka ron gripi me koh
ti loni qenke nje gomar qe pret ta zere virusi.
moj tela po shkruhet bashkë: fotoreportazh
ku e ke mësuar shqipen të cojë gocën time …
jo më me pak por me më pak
nuk është gjuhë për të gjithë shqipja moj shoqe
hap ndonjë libër tani se ke kohë
dhe jo
për vetëm por vetëm për kaq lekë
keni kaq vjet që përdorni të njëjtat gabime dhe prandaj ju duket se flisni saktë
apo ke mbaruar ndonjë shkollë private
simptomatikë tha një gazetare
ti loni qenke nje gomar qe pret ta zere virusi