Koronavirusi, Yuri Kim anulon vizitën në Shkollën e Magjistraturës: Mbështesim masat e qeverisë

13 Mars 2020, 12:48Sociale TEMA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk ka shkuar sot në ceremoninë për Shkollën e Magjistraturës, takim I planifikuar që më herët.

Shkak janë bërë masat për koronavirusin në vendin tonë.

Me një shënim në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane në vendin tonë, thekson se “mbeshtet rregullat e qeverise per Covid-19”.

Në pamundësi për të shkuar në Shkollën e Magjistraturës siç ishte planifikuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë shqiptare për COVID-19 – por dëshiroj të falënderoj Drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin për punën e shkëlqyer me USAID / Shqipëri” Programi “Drejtësi për të gjithë” dhe partneret e tjere ndërkombëtare për të zbatuar reformën në drejtësi. Lajm i shkëlqyeshëm që Shkolla e Magjistraturës tani ka një kurrikul të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe Sallën moderne për trajnimin e gjyqtarëve të rinj! ” Ambasadori Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

1 komente në “Koronavirusi, Yuri Kim anulon vizitën në Shkollën e Magjistraturës: Mbështesim masat e qeverisë”

  1. Kalec Dega says:

    Lajm shume i rendesishem ne Tema!
    Kush Amerikan do kariere ne diplomaci te vije ne Shqiperi, lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje