Masat kundër përhapjes së "COVID-19", Regency International Casino njoftim për publikun

13 Mars 2020, 13:25Sociale TEMA

Pas publikimit të lajmeve të rreme në disa portale, si edhe informacioni i gabuar i transmetuar edhe në studio televizive, e gjejmë të nevojshme t’i bëjmë me dije opinionit publik se “Regency International Casino” është një nga operatorët e parë që ka mbyllur vullnetarisht, në mënyrë të verifikueshme, aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë.

Ky akt përgjegjësie publike është kryer me vetëdije të plotë për të ruajtur shëndetin e personelit si dhe të qytetarëve, për të parandaluar gjithashtu përhapjen e COVID-19 në ambientet e kazinosë.

“Regency International Casino” do vazhdojë të ruajë gjithnjë standardet më të larta të ushtrimit të aktivitetit dhe të sigurisë së personelit dhe frekuentuesve të saj.

Përshëndesim dhe mbështesim çdo përpjekje që ndërmerret për ruajtjen e shëndetit publik.

I urojmë shëndet të mirë edhe të njëjtëve të përhershëm që spekulojnë me emrin dhe aktivitetin tonë duke u përpjekur të bëjnë show, apo të marrin ndonjë klikim më tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje