Edhe Greqia shpall "shtet-rrethimin", mbyll bare e restorante: 190 të prekur nga koronavirusi, 5 në gjendje të rëndë

13 Mars 2020, 18:37Bota TEMA

Ka shkuar në 190 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, ndërkohë që raportohet se 5 persona janë në gjendje të rëndë. Mediat greke raportojnë se pritet rezultati edhe për persona të tjerë.

Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.

Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës. Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje