Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, iu ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po përballen me COVID-19 në Shqipëri.
Përmes rrjeteve sociale, kardiologu thotë se këshilla e vetme që jep si mjek është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, e të mos iu bëjnë xhiro fëmijëve, apo të dalin edhe vetë. “Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!”-shkruan ai.
Postimi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca:
Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë.
Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon, ëhat’s app, viber, facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.
Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike.
Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.
Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!
Ju lutem, si mjek, ju vetëm rrini në shtëpi, se nuk është kohë për të dalë te liqeni për t’i bërë xhiro nipçes apo mbeskës, se i kanë heq nga shkolla.
Nuk dua të merrem fare me faktorët e mjerueshëm personale që kemi secili nga ne, në punën tonë të përditshme, të cilat i dinë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë që habiten kur i dëgjojnë. Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!
Kjo është situatë e rëndë. Nuk na duhen elozhet tuaja, por bashkëpunimi juaj me këshillat e OBSh-së dhe tonat. Pikë!
Ju uroj jetë të gjatë dhe do ta kalojmë këtë situatë të gjithë me kontributin e vet! Ne jemi GJITHMONË këtu dhe, siç e tregon historia, përkushtohemi më shumë ndaj jush, se sa ndaj vetes e familjarëve tanë, ÇDO DITË.
Respekte per gjithe ata mjeke e infermiere qe sot jane ne balle te luftes per te penguar perhapjen e se keqes qe na ka ardhur! Asnje respekt per ty, ti nuk meriton asnje elozhe. Me kete status thjesht ke zbuluar qe je nje fodull, nje rrot kari, nje “kardashian” i momentit qe kerkon popullaritet nepermjet statuseve! Ka nje shprehje shume te bukur per modestine: “A great man is always willing to be little”. Ti nuk je nje “great man”, dhe as hero, ti je thjesht nje “petty arrogant”!
Sakte! Kujtohemi per mjeket e infermieret kur na bie b… ne uje. Sot ama, jemi te gjithe ushtare. E duhet te bejme DETYREN tone te vetme:T’u bindemi gjeneraleve tane , AUTORITETEVE, te qendrojme ne shtepi.
Mjeket meritojne respekt dhe jo vetem ne kete situatë. Per fat te keq shoqeria jone nuk e tregon kete qofte me pagesen, qofte me kushtet e punes qofte me qendrimin etik duke i bere mjeket shpeshhere kriminelet me te rezikshem ne Shqiperi.