Të kthyerit e 14 ditëve të fundit nga Italia, Rama: Ju kemi adresat, do ju trokasin në derë për të verifikuar vetëizolimin

13 Mars 2020, 19:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka siguruar se Policia e Shtetit ka adresat e gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit.

Ai bën me dije se Policia ka adresat e tyre, numrat e telefonit si dhe do të trokitet në dyert e tyre për t’u sigurara se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre

Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!

Frikë aspak, kujdes po!”, nënvizon Rama. (TemA)

2 komente në “Të kthyerit e 14 ditëve të fundit nga Italia, Rama: Ju kemi adresat, do ju trokasin në derë për të verifikuar vetëizolimin”

  1. Grand says:

    Zoti Rama! Flm!
    Te lutem mos i lere kusur krsaj pune! Deri ne fund! Behu drakon! Per jeten tone! Ja vlene! Corona eshte e rrezikshme pertetej imagjinates tone!
    Mos u terhiq! Italia eshte lume i madhe dhe i rrembyeshem ne kete rast! Mos lejo te na permbyt! Po ashtu po behet edhe greqia! Konsideroje edhe Greqine! Mos e nenvlefteso! Syte dhe veshet tane jane tek Ju!

  2. Zoti na ruajt nga gazetaret me dhembe floriri says:

    “iu” jo “ju”. “iu kemi adresat”, “do iu trokasim ne dere”. Rama nuk po “iu” drejtohet direkt. Meso Shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje