Këshilla në kushte shtëpie, Brataj: Ja medikamentet që duhet të përdorni nëse keni shenja gripi

14 Mars 2020, 22:23Sociale TEMA

Në kohën kur të gjithë qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla që mund të zbatohen në kushte shtëpie.

Në një videomesazh në Facebook, Brataj tregon se  çfarë medikamentesh duhet të përdorim në rastet kur kemi temperaturë, kollë apo dhimbje fyti.

Skënder Brataj: Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavirusi, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rriturit është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë sipas peshës, moshës dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin ose me mjekin e urgjencës. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fyti, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol me doza të larta ose brufen. Mund të përdorni edhe terapi suporti sic janë  kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.

Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.

Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre, pra barku ose të vjella. Për diarre do të marrim  loperamid, ose buskopan. Nëse do kemi të vjella ne mund të përdorim reglam, omeprazol ose enteroxheminë tek fëmijët. Ju kujtoj për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë për të përballuar këtë situatë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart sa më shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë.

3 komente në “Këshilla në kushte shtëpie, Brataj: Ja medikamentet që duhet të përdorni nëse keni shenja gripi”

  1. ish-veterineri says:

    I deruar doktor !
    Keshillat jane gjithmone te vlefshme . Sinqerisht ju faleminderit ! Askush deri me tani nuk ka trajtuar ceshtjen e “zbrazjes” se mushkerise nga “lengu” I demtimit inflamativ ne brendesi te mushkerise .
    Keshilla per te perdorur barna qe ndalojne aktin refleks te kolles , per mendimin tim sjellin “mbetje ” dhe “shtim” ne brendesi dhe thellesi (poshte) te mushkerise te te ashtuquajtur prej meje si “lengu I demtimit inflamativ” . Ky leng nga natyra e permbajtjes se proteinave dhe nga tre kushtet per zhvillim te sporeve te kudo ndodhura te myqeve , te cilat jane: lageshtia , temperatura , ulja e qarkullimit te ajrit , bejne te mundur qe I prekuri fillimisht nga virusi te mund te perfundoje nga mykoza respiratore . Apo jam gabim une ?! Per kete une mendoj se ekspektorantet (barna qe lehtesojne nxjerjen e gelbazes jashte mushkerise) mund te perdoren . Per shembull: qumeshti I nxehte I perzier me shume pak sode buke , duke u pire me kujdes qe te mos djegim (demtojme) mukozat goje- faring- ezofag , ka efekt natyral gelbaze-nxjerres , apo nuk eshte keshtu sepse “koha moderne” kerkon ilace fabrikash ?!
    Vete temperatura me maksimale gjate pirjes dhe gelltitjes se ketij qumeshti te ngrohte eshte vrastare per myqet .
    Edhe nje niseshte e zjere ne uje (suxhuke) ka efekte pozitive kunder myqeve dhe toksinave te tyre , vecanerisht pa pritur te duken cregullimet stomak-zorre .
    Por pse askush nuk flet per demin fatal te myqeve ne brendesi te mushkerise ?
    Nese Tema do te pranoje kete koment atehere une do te kem kurrajon te shkruaj keshilla te tjara .

  2. Shinjestra says:

    Ju faleminderit doktor Brataj per keshillat qe na jepni.Mbi te gjitha jini jo vetem nje doktor i mire,por edhe njeri i mire,inteligjent dhe i aft per detyren e drejtorit te pergjithshem te urgjencave.Keshillat tuaja dhe te gjithe mjekeve te tjere,ne keto dite veshtira,jane te domosdoshme dhe do t’i kemi parasysh.Pershendetje.

  3. Iliri says:

    Në “këshillat” e këtij “specialisti” rekomamdohet përdorimi i brufenit!
    Brufen i qetëson dhimbjet duke ulur reagimin mbrojtës të trupit ndaj virusit, pra të përdorësh brufen, do të thotë që trupi juaj ta lejojë virusin të bëjë qejf, duke ndaluar mekanizmat mbrojtëse qē ka trupi.
    Vetë ministri fracez insistoi që përdorimi i anti inflamatorëve (ndër ta brufeni) është i dëmshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje