Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në lidhje me reagimin e Britanisë ndaj koronavirusit të enjten.
I shoqëruar nga këshilltarët kryesorë shkencorë dhe mjekësorë të vendit, Kryeministri njoftoi se qeveria e tij po kalonte në fazën e “vonesës”, të planit të saj për të përballuar shpërhapjen, dhe paralajmëroi britanikët që ata po përballeshin me “krizën më të keqe të shëndetit publik të një gjenerate”, dhe duhet të jenë të përgatitur “se do të humbin njerëzit e dashur para se t’u vijë koha”.
E megjithatë, përballë një perspektivë kaq të rëndë, a do të marrë Britania e Madhe të njëjtat masa të rrepta si vendet e tjera të prekura? Jo, ishte përgjigjja. Të paktën jo tani.
Qeveria britanike ka thënë vazhdimisht se nuk beson se ndalimi i tubimeve në shkallë të gjerë dhe mbyllja e shkollave – siç kanë bërë Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja – do të ishin efektive në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Kjo vjen përkundër faktit se pjesë të Ishujve Britanikë, përfshirë Republikën e Irlandës dhe Skocisë (e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por ka një sistem të veçantë të kujdesit shëndetësor), tani po imitojnë fqinjët e tyre kontinentalë.
Më shumë analiza mbi shpërthimin
Arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar nuk ka vendosur masa më të rrepta të “distancimit shoqëror” duket se është e rrënjosur në parashikimin e qeverisë, se shpërthimi mund të mos e arrijë kulmin deri pas 14 javësh – dhe se njerëzit nuk do të jenë të gatshëm të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrat e tyre të jetës dhe t’u përmbahen rregullave të reja për më shumë se tre muaj, kështu që nuk ka shumë kuptim të vendosen më shumë kufizime.
Rekomandimi i fundit për britanikët është të izolohen për shtatë ditë, nëse fillojnë të përjetojnë kollë të vazhdueshme ose temperaturë të lartë, dhe të vazhdojnë me zbatimin e rregullave rigoroze të higjenës, si larja më shpesh e duarve dhe dezinfektimi i sipërfaqeve.
Ministrat e qeverisë pretendojnë se vendimet e tyre udhëhiqen thjesht nga shkenca. Kjo shkencë, thonë ata, aktualisht sugjeron që do të ishte e dobishme që vendi të krijojë një lloj “imuniteti të tufës” ndaj koronavirusit të ri, në planin afatgjatë. Me pak fjalë, autoritetet duan që disa britanikë ta marrin virusin, veçanërisht pasi për shumë njerëz, simptomat e tij nuk do të jenë veçanërisht dobësuese.
Kjo qasje e ka ndarë opinionin në komunitetin mjekësor. Disa ekspertë e kanë akuzuar Johnsonin se nuk ka arritur të kuptojë sa e rëndë është situata, ndërsa të tjerë kanë lavdëruar qeverinë për refuzimin e përkuljes ndaj presionit të gjerë të kontinentit, për të ndaluar lëvizjet e publikut.
Ditën e premte, numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar ishte 798, me 10 vdekje. Sidoqoftë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance ka pranuar se ishte e mundur që 5000 deri në 10,000 njerëz, tashmë mund të jenë infektuar. Dhe me kapacitetin e testimit që tani do të arrijë deri në 10,000 njerëz në ditë, shifrat me siguri do të rriten.
Mjekët paralajmërojnë për vetëkënaqësi
Shkencëtarët e qeverisë thanë se ata kanë vërejtur se virusi zakonisht rezulton në një infeksion të butë fillimisht për pacientët me asnjë gjendje aktuale shëndetësore, e cila zgjat rreth pesë ditë, por për të moshuarit ose të sëmurët, patogjeni hyn në një fazë të dytë pas kësaj, duke nxitur një përgjigje imune që shkakton shumë nga dëmet që vrasin.
Shpresa e ekspertëve është që plani i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të shtyjë pikun e sëmundjes përtej fundit tradicional të gripit të stinës në prill dhe deri në verë, kur spitalet e vendit do të jenë më pak nën presion.
Por shumë anëtarë të spikatur të komunitetit mjekësor nuk janë të bindur nga qasja e qeverisë. Mjekët në vijën e parë të njësive të kujdesit intensiv kanë paralajmëruar për mungesën e mundshme të respiratorëve, siç shihet në Itali dhe Kinë kur rastet arritën kulmin atje, dhe thanë që nëse stafi sëmuret vetë, qasja në mjekët me përvojë mund të bëhet problem.
Kryeredaktori i revistës me ndikim “The Lancet” kritikoi reagimin e Mbretërisë së Bashkuar për krizën. “Për të shmangur një katastrofë të pakontrollueshme në Mbretërinë e Bashkuar, ne duhet të jemi të sinqertë për atë që duket se ka të ngjarë të ndodhë në javët e ardhshme. Duhet të rrisim urgjentisht kapacitetet në kujdesin intensiv. NHS nuk është e përgatitur”, shkruajti Richard Horton të enjten.
“Unë nuk jam duke alarmuar. Ajo që po ndodh në Itali është e vërtetë dhe po ndodh tani. Qeveria jonë nuk po na përgatit për atë realitet. Ne kemi nevojë për politika të menjëhershme dhe të sigurta të distancimit social dhe izolimit. Ne duhet të përgatisim NHS. Kjo është një lutje serioze”.
Për një vend që deri në kohët e fundit vendosi karantina në mënyrë rutinore për kafshët shtëpiake të familjes, është ironike që “mentaliteti i ishullit” i Johnsonit – i cili u bë i famshëm nga mbështetja e tij entuziaste për largimin nga Bashkimi Evropian – duket se nuk shtrihet në shëndetin publik, pasi ministrat hodhën poshtë sugjerimin që Britania të mbyllë kufijtë, ashtu siç urdhëroi Presidenti i SHBA Donald Trump këtë javë.
“Ai nuk po bën Trumpin”
Disa shkencëtarë ofruan fjalë mbështetjeje për masat e Mbretërisë së Bashkuar.
“Unë jam i pari që pranoj se nuk jam fansi më i madh i Boris Johnsonit. Por jam relativisht i impresionuar që ndryshe nga liderët e tjerë politikë, të cilët u përkulën para presionit të njëri-tjetrit dhe popullsisë së tyre për të zbatuar mbylljen e shkollave – të cilat ne nuk kemi prova të mjaftueshme për të ditur nëse do të ndryshojë apo jo – Johnson po dëgjon provat aktuale”, tha për CNN Dr. Clare Venham, profesore e politikave globale të shëndetit në London School of Economics.
“Ai nuk po bën si Trump duke mbyllur kufijtë, gjë që e dimë se nuk do të ketë efekt. Ai po ndjek një qasje mjaft të matur tani – por po, është një rrezik”.
Venham shtoi se ajo beson që përparësia e qeverisë ishte të shmangte panikun, dhe të sigurojë bashkëpunimin e publikut me masat parandaluese.
“Eshtë një bast politik nëse u del gabim. Nëse të gjitha vendet që zbatuan mbylljen e shkollave dhe udhëtimet e tubimet masive shohin ulje të rasteve, dhe numri i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar rritet – ky është një rrezik”, tha ajo.
“Ne e dimë për shembull që mbyllja e shkollave funksionon për gripin, sepse fëmijët janë super përhapës. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë për koronavirusin. Por unë mendoj se qeveria po thotë: “shikoni, ne ende nuk e dimë nëse fëmijët janë super-përhapësit. Pra, pse të shkaktojë kaosin në jetën e njerëzve?”.
Keith Neal, profesor i njohur i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Nottinghamit, gjithashtu tha se ai mbështet lëvizjet për të frenuar shpërthimin.
“Planet janë të arsyeshme, është shumë e lehtë të thuhet se duhet të bëhen më shumë, por ka shumë pak prova për të marrë ndonjë vendim,” i tha ai PA Media.
Por ish sekretari i Shëndetit Jeremy Hunt i tha BBC-së se shumë njerëz “do të befasohen dhe shqetësohen” nga mungesa e veprimeve në kontrollin e lëvizjeve. “Unë mendoj se është befasuese dhe shqetësuese që ne nuk po e bëjmë asnjë prej tyre, kur kemi vetëm katër javë para se të arrijmë në situatën ku ndodhet Italia.
“Normalisht, çdo gjë që do të duhej të bënim në këto katër javë do të duhej të bëhej për të ngadalësuar përhapjen virusit”.
“Spërkat, paguaj dhe lutu”
Aty ku qeveria ka bërë lëvizje vendimtare, është në fushën e ekonomisë.
Kancelari i ri Rishi Sunak këtë javë akordoi fonde emergjence në buxhet – jo vetëm për të përforcuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar në një kohë urgjence, por edhe për të mbrojtur bizneset e vogla dhe të mesme. Në një qasje të koordinuar, Banka e Anglisë gjithashtu uli normat dhe shpalli planin e stimulimit.
Strategjia u quajt “Spërkat, paguaj dhe lutu” nga Financial Times.
Dhe këtu qëndron kleçka: Downing Street duket se mendon që paniku i shkaktuar nga lloji i ri i virusit – ose Covid-19 siç është bërë i njohur – mund të jetë më i rrezikshëm në planin afatgjatë, sesa vetë sëmundja.
Nëse basti i quajtur “ruaj qetësinë dhe vazhdo” përballë koronavirusit është qasja e duhur, vetëm koha do ta tregojë.
CNN – Bota.al
Britania e madhe e di ate qe coronavirus u kriju nga ushtria amerikane per te shkatrruar Kinen, ashtu si dhe Curcilli do te leshonte dy bomba atomike ndaj Japonise.
Ndoshta tani ka ardhur kohe qe te gjithe vendet e botes te demaskojne SHBA si armikja e betuar e popujeve.
Shko mo koqe lexo nje liber e mos u merr me llogje interneti. Churchilli s kishte asnje lidhje me bomben atomije qe e leshuan amerikanet. Sikurse ti nuk ke asnje lidhje.me inteligjencen qe e ka braktisur prej kohesh trurin tend!
Mendoj se ajo qe po shohim ne Itali do na duket lule perpara Anglise. Mesa duket politika e qeverise britanike kerkon ti jape fund sa me heret te jete e mundur kesaj periudhe , duke lejuar perhapjen e shpejte te virusit . Kosto me e madhe e kesaj qadje bie mbi jetet e njerezve, qe me sa duket nuk eshte prioritet per ta. Nderkohe le te ndihemi krenare dhe safe ,qe qeveria jone ka prioritet te pare jetet e njerezve ne menaxhimin e kesaj situate.
Nese lajmi eshte i vertete,
duket se eksperienca kineze dhe ajo italiane
me COVID-19,
i ka bere britaniket vendim-marres te perzgjedhin alternativen
“le te mbetet kush te mbetet”.
Ta gezojne Britaniket kete IDJOT kronik KryeMinister dhe gjithe stafin e Ti Qeveritar e Partiak, sidomos Partine Konservatore. BREXIT akoma s’ka dhene pasojat me te papame ne historine e Britanikeve, por plus dhe Covid-19 qe e kane marre me “qetesi te madhe” prej perversitetit ekzemplar te ketij KryeMinistri dhe Partise se Tij. The Game Over for very BED…
Zgjidhje e thjeshte tipike per koloniziatoret qe xhvaten boten mbare me ne krye familjen shkerdhatore mbreterore !! Pra me dy fjale : Secili per vete dhe zoti per te gjithe ….!!!!!! Pasaniket plaçççkites izolohen neper keshtjellat dhe vilat e tyre ndersa emigrantet dhe shtresa revolucionare varfanjaker se bashku me turmen e te droguarve “hashasho-coca-heroine ” ne meshire te coronavirusit .
Duket darvinizmi ka rrënjë të thella në atdheun ku lindi. Teoria darviniste e seleksionimit natyral mendohej si diçka e kapërcyer, por në këtë rast ajo po thirret në ndihmë nga qeveria angleze. Sidoqoftë pleq ka “sa të hanë qëntë”, paksimi i tyre natyral veç mirë do ju bëjë atyre që do mbesin. Gjithçka ngjanë me një luftë, por pa përdorimin e armëve tradicionale.
Anglezet jane te zgjuar. Ata qe do vdesin do te vdesin. Sa ? Nuk e di, por behet fjale per mosha te thyera. te tjeret do e kalojne, shumica ne kembe dhe nuk kane kosto te menaxhimit te situates. Ne te tjeret edhe vdekjet do ti kemi njesoj si Anglezet, por te shtrira me ne kohe. Por humbejt ekonomike te jashtezakonshme. Dhe kjo eshte nje llogjike e thjeshte: perderisa ilac per kete virus nuk ka, ata/ato qe organizmi i tyre nuk e perballon do te vdesin. Do vdesin brenda 1 muaji te gjithe apo brenda 5-6 muajve , e cfare rendesie ka kjo?
Ti mor kasap,pa ameriken do kishe nenshtetsine turke ose do ishe konvertuar ne ortodoks grek me emrin qirjako….
Ne qoftese eshte siç thua ti , pse kina nuk e akuzoje qe ne fillim ameriken per perhapjen e virusit por vetem para dy ditesh !!?? Sepse tani e dine qe bota ka kampionet e virusit ne laboratoret e tyre dhe bejne analizat,qe mund te vertetojne ekzaktesisht kush e shkaktoj,dhe nga ka origjinen.
Amerika u “ngatrua”ne punet e botes per mire apo per keq (mendimi im per mire) dhe te gjithe sot e shajne, tani Tramp do te heqi dore nga bota dhe te perqendrohet vetem tek usa, dhe ju , ata, prap e shajne, vendosni ca doni !?
Ekonomia amerikane ishte ne kulmin e saj dhe luften tregtare me kinen trampi e fitoj , tani po te meremi me teorit konspirative , qe ti i beson kaq shume , me shans ka qe kina ta kete planifikuar kete situat.
Ne shqipot pa ameriken do bridhnim tamam si çifutet ne shkretetir.
Shume e sakte.Komunistet jane shume te mire per t,ua hedhur fajin te tjereve.Ja shiko Sali rrumpallen pershembull.Sic tha nje ekspert,amerikanet dinin shume me mire se te benin nje arme kaq te dobet, qe vret pak me shume se gripi i zakonshem.Dhe qe duket shume me efikase ne vrasjen e europianeve se te kinezeve.Dihet tashme qe virusi ka dale nga nje laborator ne Wuhan,po si e qysh,kjo nuk dihet.Ka mundesi gabimisht.
O Boris o te shkerdhefsha ate kokekuqen qe te ka pjelle mor mi haleje.
Darvinizmi natyror eshte i pashmangshem mor qen bushtre por ti po aplikon te ashtuquajturin Darvinizem shoqeror qe eshte teoria e Adolf Hitlerit mor mut i mutit.
PSE nuk e sheh Kinen komuniste mor bir kurve qe futi ne karantine 60 mln njerez duke u kujdesur per cdo jete njeriu dhe sot doli faqebardhe nga kjo lufte
Ti komentusi troja, pamedyshje qe je sa servil dhe hipokrit, aq dhe grekofon.
Nje lapsus me qellim ju tregon se sa jo realista jeni.
Vetem Curcilli ishte ne dijeni se USA do leshonte bombat automike ne dy qytetet e Japonise.
Per te gjithe servilet, hipokritet dhe frikacaket nje pytje:”Pse Siria, iraku dhe Libia po mbyten ne gjak?
Cfare ishte ne te vertet “Pranvera arabe”?
Janë shumë afër krijimit të vaksinës prandaj bëjnë kështu. Brenda 2-3 javësh flitet që do ketë një vaksinë.
Po ashtu janë afër gjendjes së vaksinës janë edhe izraelitët e japonezët.