Kryeministri publikon vendimin: Automjetet private do të mund të lëvizin vetëm ne këto orare

14 Mars 2020, 23:05Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar urdhrin e ri, ku sqaron se nga nesër lejohet të lëvizin ata persona që do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin privat apo publik.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se ata do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites.

Kryeministri thekson se qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë.

Postimi i plotë:

Sapo kemi mbaruar konsultimet e qeverisë në distancë!

Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites

qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë

shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit per 3 vjet dhe sekuestrimin e automjetit!

qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari

2 komente në “Kryeministri publikon vendimin: Automjetet private do të mund të lëvizin vetëm ne këto orare”

  1. xyz says:

    Fiks sepse në ato orare koronavirusi eshte ne gjume

  2. Kuq e zi says:

    Hahaaaaaaa
    Konsultimet e qeverise ne distance
    Jemi ne lufte………… apo jo
    Km i shqiperise po lufton ne distance te sigurise
    Po ca respiratore rezerve ke marr per vete dhe per fisin si kushedi duhen se vetem 130 cope ka krejt shqiperia
    Po km italian conte si ti po lufton ne distance apo eshte ne krye te qeverise si i ka hije?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje