Të premten, numri i personave që rezultojnë të jenë të infektuar me COVID-19 në Gjermani u rrit në 3,059. Prej këtyre, vetëm gjashtë kanë humbur jetën deri më tani. Pra, dy vetë për çdo 1000 raste. Po t’i krahasofsh shifrat me shtete të tjera të cilat janë goditur rëndë nga virusi si Kina, Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja dhe Franca ndryshimi duket qartë. Gjermania duket ta ketë situatën në kontroll.
Por si ka mundësi që në Gjermani po humbin jetën më pak vetë me Covid-19 se kudo në vendet e tjera?
Në një konferencë për shtyp të mërkurën e kaluar, Prof. Dr. Lothar H. Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch në Berlin shpjegoi si po ecte menaxhimi i epidemisë në vend.
Ai u shpreh:
“Që nga fillimi, ne kemi u kemi bërë thirrje shumë sistematikisht mjekëve tanë që të testojnë njerëzit”.
Wieler shtoi se sistemi gjerman mund të sigurojë “testimin në një shkallë të lartë, në mënyrë që të mund të shohim me lehtësi fillimet e epidemisë”.
Profesori gjithashtu shpjegoi se ky është vetëm fillimi për Gjermaninë:
“Nëse e imagjinoni një epidemi si një kurbë […], atëherë thjesht ka vende që janë thjesht më tej” në përparimin e kësaj epidemie.
Lothar H. Wieler vuri në dukje gjithashtu se Gjermania po shkëmben informacione me vendet e tjera për të mësuar më shumë në lidhje me zhvillimin e sëmundjes dhe po bashkëpunon në koncepte për të përmirësuar pandeminë.
“Për sa kohë që kjo epidemi vazhdon të prekë vendin tonë, do të duhen muaj, sigurisht, ndoshta vite.
Ai u përqëndrua në nevojën për të mbrojtur grupin e njerëzve me rrezik të lartë duke mos i ekspozuar ata në radhë të parë. Nga ana tjetër, një virolog italian tha se numri i ulët i vdekjeve gjermane “është një pyetje që askush nuk mund t’i përgjigjet deri më tani”.
Bullshit
Rrac superjore?!
Superjoria e kkkk…thjesht me rigoroz se te tjeret por mbi te gjitha u godit pas Italise dhe kishte kohe te reagonte….nuk dihej se si do te vinte situata po te ishte goditur Gjermania e para…..
Fare e thjeshte. Gjermanet jane nje popull me nje discipline te hekurt qe ndjekin ligjet dhe rregullat me rigorozitet absolut. E thene ndryshe, rregullat per mbrojtje nga virusi qe jane publikuar ne Gjermani, ndiqen me saktesi nga popullsia, jo si tek ne qe idjotet qe vijne nga Italia genjejne mjeket dhe perfundimi dihet, dhjetera qytetare te tjere infektohen nga keta te papergjejgjshem. Gjera te tilla nuk i imaginojne gjermanet te ndodhin ne vendin e tyre.
Po normal. Jan popull i ftoht nuk i afrohen njeri-tjetrit. Tek ne vjen nga italia dhe shkon takon gjith fshatin brenda nates. Po nuk i shkove i ngel hatri.
NJe arsye mund te jet se gjermanet nuk jane aq social sa italianet.Italianet rrine me shume bashke ja ngjisin njeri tjeterit dhe ata qe kane dekur jane moshe e madhe.
Corona virus nuk egziston. Të gjitha vdekjet që raportohen ja vdekje natyrore.
Po krijohet panik kot
Hmmm
Mundet!
Like
Sa per rregull apo disipline te hekurt japonezet jane akoma me shume se gjermanet por nuk po shihet i njejti rezultat
Prandaj gjersa te mbaroi pandemia do shohim sa i sakte eshte lajmi
Gjermania ze vendin e pare ne europe per moshen e trete veshtire se e kalojne paq
Sepse sistemi Gjerman funksionon ne perfeksion,testimi ka filluar menjehere sa doli lajmi nga Kina dhe keshillimi nga strukturat sanitare nga popullata kuptohet si rregulla qe duhen zbatuar dhe siç beni ju ne Shqiperi,te gjithe bejne K/M,shkencetarin,Doktorin etj etj
Cfare tu përgjigjem komentuesve te mesiperm??? Jetoj ne Gjermani , vazhdoj punen rregullisht , dyqanet Jane te hapura , trenat e tramvajet qarkullojne rregullisht dhe vetmja maske e marre te premten eshte qe shkollat e kopshtet do te mbyllen per nje kohe te pacaktuar deri tani.Pse ka pak viktima duket patjetër gje mistike e shume dyshuese per MENYREN E DOZEN e përhapjes se epidemise vdekje prurese .
Rita willst du mich heiraten.
Kjo gje nuk ka lidhje me disiplinen.
Flitet per numrin e vogel te vdekjeve duke e krahasuar me numrin e te infektuarve.
Une mendoj se deri tani, numri I te infektuarve ne Gjermani eshte relativisht I vogel, kjo ka bere qe cdo pacienti ti sherbehet ne maksimum, pasi spitalet deri tani u jane pergjigjur numrit te pacienteve.
E kunderta ne Itali, ku numri I te semureve eshte I larte, gje qe ka bere qe shume pacienteve te mos I sherbehet me oksigjen, duke u lene ne meshire te fatit.
Me rritjen e pacienteve ne Gjermani, do te rritet dicka dhe % e te vdekurve, por nuk mendoj sa ne Itali qe eshte shume e larte, po te mendojme qe ne spitale ka me minjera dhe priten vdekje tjera.
@Kevin, sorry që të zgjuam. Mund të flesh përsëri.
Kur thuhet “Italia u godit”, duket sikur ia futi Italisë.
Por në fakt Italia ishte në gjumë. Po të bënte ato që bëri Gjermania nuk fo ishte në këtë gjendje.
Ky është mendimi im.
Ne nuk jemi ekspert tè mjeksis por çdo njeriu i lind pyetja;Si ka mundèsi qè nè gjermani ka mè pak tè vdekur nè krahasim me italin?Shumè e thjesht nga pikvèshtrimi im personal,nè itali nè bazè tè mundèsive kryhet kontroll dhe realiteti shikohet direkt nè spitale dhe numri i viktimave u shtua ndèrsa gjermanija mè vjen njè dyshim se ka kryer pak kontrolle dhe koha èsht gjykatèsi mè i mir,dmth tè presim sesi do tè reagoj koronavirus nè gjermani(uroj mos tè ndodh asgjè)