Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme: Gënjeshtra e të moshuarës nga Fieri që futi në karantinë 18 mjekët e spitalit

14 Mars 2020, 14:48Blog TEMA

Nga Endri Tafani 

Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme. Një grua e kthyer në 6 mars nga Italia ndihej keq dhe vajti disa here në Spital në Fier.

Nuk u tregoi mjekëve që kishte ardhur nga Italia. Vetëm kur analizat e nxorën me koronavirus tha po kam qenë në Itali!! Si rezultat 18 mjekë dhe infermierë të pavijonit në Fier janë futur në karantinë. Totalisht papërgjegjshmëri. E para ndaj familjarëve të vet.

E dyta ndaj gjithë personave që e kontaktonin direkt. E treta ndaj gjithë bashkëqytetarëve. Sot në Fier ka 18 mjekë që nuk mund të kryejnë shërbime ndaj personave me probleme, sepse janë në karantinë. Nuk është problem shëndeti vetëm koronavirus, ka dhe njerëz me probleme në zemër, mëlçi, veshka, stomak, tensioni, diabeti etj që duan shërbime mjekësore.

Por që do e kenë të vështirë në Fier sepse një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë në karantinë. Prej këtij personi totalisht të papërgjegjshëm.

Ky rast ka dhe anë tjetër të medaljes. Personi në fjalë ka ardhur në 6 mars nga Italia. Në atë kohë Italia kishte shpallur karantinën në shumë provinca. Shumë shtete kishin ndaluar hyrjet nga Italia ose kishin futur në karantinë të detyrueshme çdo shtetas që vinte nga Italia. Duhet ta kishte bere dhe shteti ynë.

Me vonesën në ndalimin e hyrjeve apo karantinimin me detyrim të çdokujt që vinte nga zonat e prekura, u la shteg situatave të tilla. Ky person që vinte nga Italia në 6 mars duhet të ishte në regjistër karantine.

Sot, ne kushte emergjence kombëtare, do kishim 18 mjekë dhe infermierë me tepër në punë nëse do ishte vepruar me shpejtësi seriozitet dhe përgjegjësi.

Mungesa e përgjegjshmërisë si nga shteti ashtu dhe nga individi sot përkthehet në jetë të humbura. Kur do vëmë mend?

34 komente në “Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme: Gënjeshtra e të moshuarës nga Fieri që futi në karantinë 18 mjekët e spitalit”

  1. Miti says:

    Keta duhen te procedohen penalisht.
    Kodi penal parashikon denim per “venien ne rrezik te jetes se personave t e tjere”. Vetem keshtu keto shtaze 2 kembeshe me tru peshku mbase vene mend. Lereni te vdesi halen se na mbyten idiotet.

    1. xyz says:

      Të paktën botojani emrin kësaj plehrës së muti

      1. ABC says:

        Vajti ne boten tjeter, to thua postoja emrin.

        1. Miti says:

          Nuk eshte ajo nga Durresi e cila vdiq, lexoje mire, eshte nje tjeter nga Fieri qe ka bere te njejten gje.
          Gjithsesi eshte e pafalshme dhe reaktiviteti i stafit spitalor. Mjaftohen me pyetjen : ke qene ne Itali? Tani qe virusi ka hyre ne Shqiperi nuk ka me rendesi nese ke qene ne Itali apo jo. Te gjithe jane te dyshuar si bartes te virusit. Eshte njelloj sikur mjeket Italiane te pyesin pacientet e tyre: a ke qene ne Kine?

          1. Mario says:

            Ne itali ne fillim mjeku pyeste se kishe qen ne kin te gjith ata qe u kthyen nga kina i mbajten ne vende te posacme ne karantin nje dial e trasportuan te shtrir krejt te izoluar te gjith italianet qe vinin nga kina nuk ktheheshin ne shtepi po Benin karantinen ne vende te krijuara apostafat.

        2. kulla bjeshkeve says:

          Eshte trashegimi arabo-anadollake…Kjo e rrjedhur me kujton nje shokun tim komshi qe ne femijeri te cilin gjithmon gjyshja e keshillonte qe te mos tregonte te verteten kur ta pyesnin komshijet per familjen dhe vecanarisht se ca ka bere gjyshja per dreke ,ne vend te fasuleve thuaji qe ka bere mish me turli.Ne pergjithesi shqiptaret asnjehere nuk tregojne te verteten.

      2. Tupi says:

        O gerdallë e ndyre, po mer në qafë mjekët dhe te semuret e tjere qe ska kush ti kuroje

    2. Arifi says:

      Dergoeni ne shtepi te vej ne pith te ropve! Mire ajo po familiaret pse nuk tregojn?? Mos u afroni sherbim izoloini brenda saldojani deren. Edhe ne kine kushte raste te tilla qe nuk oranonin te mbylleshin i mernin zvarre

    3. Illyria-Shqiperia says:

      Ngordhte!!!! Po gjynah qe prej kesaj kafshe do kene probleme te tjeret.

  2. Mjeku says:

    Mirë ajo zonja u tregua e pandërgjegjshme, po ata mjekët dhe infermierët si u treguan të pavemendshëm ndaj një të sëmuri në një kohë “Kolere” dhe shkuan në shtëpinë e saj si në… dasmë?! Mjekët këto ditë duhet të jenë tejet të kujdesshëm, që do të thotë se duhet të paramendojnë edhe situata me pacientë të “pandërgjegjshëm” apo thjeshtë injorantë.

  3. Turi says:

    Ka një arsye që nuk u tha.
    Rasti i dytë që di unë që nuk I thotë doktorit se ka ardhur nga jasht.
    Ndoshta pasi doktori kërkon më tepër para për të ardhurit nga jasht?

    1. Lani says:

      Te pakten tani mbylle menderen per te share ata qe po vene koken ne rrezik per te shpetuar jete!

    2. durrsak 24 karat says:

      O turi, mos fyej mjekët.

    3. Doktori says:

      Truvarfer e injorante si ty shperndajne semundjet. Jo vetem ajo shtaza injorante qe u permend! Mbasi ti digjni mjeket, sheroni vete plakat tuaja o kunguj!

    4. Fair enough says:

      Vuri nje cmim jetes tende. Aq duhet ti paguash mjekut!

  4. elton says:

    jo mer shok.Nuk ka faj fare plaka.Tı nuk mund te lesh funksionimin e sistemit ne dore te deklerates personale te njerezve. Mjeket e efektivit mbrohen vetem nga njerezit nga İtalia??? Po te donin öjaftonte 1 telefon ne polici te merrnin vesh se kush ka ardhur ne İtalia. Duhet te lete policia listen e njerezve qe kan ardhur nga İtalia. Keshtuqe nuk e ka fajin plaka,po e kane laskarat e administrates qe nuk dine te punojne normalisht,

  5. albania says:

    Lereni te vdes mutin, se do vrase gjithe ata njerez te tjere dhe sidomos mjeket qe na duhen aq shume sot!

  6. Ziguri i qorrit says:

    Futni nje shiring ne byth e te ikin nga kjo bote keto kafshe,po faj kan bijt e bijat tona qe punojne si heroj te vertet pa pushim dite e nate te infektohen e te rrezikojne heten etyere e te familie,leni te vdesin si kafshe ne kafaz pa isherbyer kush

  7. Pedro i ri says:

    Genjeshtra, nje mik i pandare i shqiptareve.

  8. mirel drejtesia says:

    Katundar injorant !

  9. Populli katunar says:

    Futeni plehren ME gjithe MYSLYM MURRIZIN bashle

  10. Lipe Shtogu says:

    Njerëz, mos e çani trapin! Melhem për shpirtin tuaj është videoja e gjigandit këshilldhënës Edi Rama, ku na fton të bëjmë joga, të hamë gjatë tetë orëve dy herë dhe 16 orë të agjërojmë. Siomos të lexojmë me vëmëndjen më të madhe në këtë kohë kaq të vështirë çdo këshillë që vjen nga Majko, Braçe dhe Balla. Dhe lërini këshillat e mjekëve, ato nuk vlejnë as për në hale!
    Zot! Të falemi deri në amëshim, na ruaj udhëheqësit e Rilindjes, si e vetmja rrugë për shpëtim!
    V.O. Na se dhe për pak harrova, na ruaj pa tjetër, o Zot, në këtë të keqe që na ka zënë edhe shokun Gramoz dhe kuptohet, shokun e lavdishëm Spartak Braho.

    1. Andi says:

      Paske dale dhe ti per te ngrene mut o lipe ,Apo je nga ato qe ha cdo dite dhe duke nderruar emrin te permiresohet shija.Hajt te befte mire.

  11. Ilir says:

    Faji eshte i perbashket. Zonja qe genjeu, per arsye te injorances apo frikes por me shume i shtetit qe nuk rregjistroje njerezit e futur nga Italia qe nga data 24 shkurt e tutje, nuk i futi ne karantinen qe ka ndertuar, cdo person qe kishte udhetuar nga Italia (Akoma nuk e kam kuptuar ende se c`fare funksioni ka ajo karantine qe eshte ndertuar te Kavalishenca, pasi asnje te semure nuk ka atje) dhe per me teper qe nuk mbylli kufijte qe ne daten 24 Shkurt me Italine kur atje po behej nami dhe ketu degjoje anekdoda qe nuk i ze virusi shqiptaret se kane bere tetanozin ne kohen e Enverit…

  12. Tony E says:

    Keta plehra qe genjejne lerini pa sherbim ose kerkoni secili qe paraqitet be spital te vi me passport me vete

  13. ilir says:

    PER MUA DUHEJ TE ISHTE THIRRUR NGA POLIZIA SI PERSON QE ISHTE KTHYER NGA ITALIA DHE TI BEHEJ KARANTINA ME DETYRIM,, SE NDRYSHE ESHTE SI HANI PA PORTA E PA KONTROLL.

  14. mik says:

    18 mjek ne karantine nga nje njeri i vetem ?! Duket pak e egzagjiruar !! Atehere, po na del se gjysma e Fierit ka koronavirus.
    Shpikin histori per me justifiku mungesen e stafit mjeksor.

  15. une jam Sala, murtaja says:

    Qija motren, perfytyro te kishim pasur Salen ne krye te shtetit ne kete zi qe na gjeti, mire qe kemi kete murtaje koronavirus neper kembe, po kush do duronte surratin e tij te thartuar , te lig, duke share e duke mallekuar. Murtaje e shkuar murtajes.

  16. Lomi says:

    Mir kjo eshte plake edhe nuk din gje, po ato gomar njerez qe e kane shoqeru per ne spital se ne shqiperi dihet smuhet njoni e shoqero gjysma pallatit, tani per i cope plake do ta haje gjysma mehalles, m’satome shkofte plaka.

  17. 17nentori says:

    Fajin e ka shteti qe para nje jave i linte akoma tragetet te vazhdonin…. po ta kishte prere shteti kjo gruaja nuk do ishte lejuar te nisej nga Italia.
    kur shteti eshte i papergjegjshem… cfare pret nga individe?

    1. emer says:

      shtet sot eshte ramaidioti, s’ka tjeter
      i papergjegjshem shteti se i papergjegjshem debili KM

  18. Mario says:

    Ne itali ne fillim mjeku pyeste se kishe qen ne kin te gjith ata qe u kthyen nga kina i mbajten ne vende te posacme ne karantin nje dial e trasportuan te shtrir krejt te izoluar te gjith italianet qe vinin nga kina nuk ktheheshin ne shtepi po Benin karantinen ne vende te krijuara apostafat.

  19. Lush berbali says:

    Njerez !
    Ka me qindra te kthyer nga Italia kete muaj.
    Jane bashkeqytetare ,bashkefshatare fqinje me ne.
    Po dalin rrugeve lirshem ,sikur nuk ka ndodhur asgje.
    Denoncojini …Te izolohen me force,se po na infektojne femijet.
    Ky duhet te jete shqetesimi yne.
    Jo gjithçka mund ta beje ,apo dije policia.
    Keshtu do t’i sherbejme vendit ,njerezve tane ne keto momente.
    Qofshi te gjithe mire ne familjet tuaja !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje