"Më shpejt se virusi lëviz lajmi rremë!"

13 Mars 2020, 21:29Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi 

Si mund t’i hiqet kurora koronavirusit?!

1. Duhet t’i qëndrojmë larg (dhe jo pranë) njëri-tjetrit!

2. Nuk duhet (në asnjë mënyrë) t’i themi shëndet atij/asaj që teshtin!

3. Dy fjalët magjike nuk janë më faleminderit, apo të dua por… lani duart!

4. Mos i jepni duart njëri – tjetrit. As brrylin. Duke përplasur brrylat nuk respektoni distancën 1 metër.

5. Maskat nuk mbahen më vetëm në ditën e karnavaleve apo të Halluinit!

6. Harrojeni justifikimin: u vonova në trafik!

7. Mos kini më frikë se po vjen e hëna. Të shtatë ditët e javës tani janë të diela!

8. Për të fituar betejën me virusin që po gjunjëzon botën prej nesh kërkohet gjëja më e vështirë: të mos bëjmë asgjë!

9. Trimi mirë nuk është më me shokë shumë, por me shokë on-line!

10. Më shpejt se virusi lëviz lajmi rremë!

Virusi nuk largohet nëse nuk ndryshojmë mënyrën e jetesës të paktën për dy javë!

Lini një Përgjigje