Britani e Madhe kundër të gjithëve për koronavirusin

13 Mars 2020, 10:31Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Gjënë e duhur në kohën e duhur!

Britania e Madhe po bën të kundërtën e asaj që po bëjnë të gjithë vendet që i kanë shpallur luftë koranavirusit.

Kryeministri Britanik tha se ende nuk kanë marrë vendimin për të mbyllur shkollat, aktivitetet sportive dhe grumbullimet masive të njerëzve. “Ne po ndjekim këshillat e specialistëve” dhe po përpiqemi të bëjmë “gjënë e duhur në kohën e duhur”- tha kryeministri britanik Xhonson. Sipas ekspertëve masat drastike në këtë moment nuk do të jepnin ndonjë efekt të madh.

Nëse këshilla kudo është që vetëizolimi i personave në shtëpi që ndjejnë shenjat e gripit të jetë dy javë, kryeministri britanik tha se duhet të rrinë një javë.

Nëse këtu bëjmë thirrje që të telefonojmë 127, Xhonson tha se e mira është që të qytetarët të mos telefonojnë 111, por të këshillohen duke përdorur faqet zyrtare të Sistemit Shëndetësor.

Qëllimi, tha Xhonson është që të vonojmë sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e koronavirusit në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë në gjendje të përballojë fluksin e të sëmurëve.

Pse Britania po bën saktësisht të kundërtën e asaj që po bën bota?!

9 komente në “Britani e Madhe kundër të gjithëve për koronavirusin”

  1. Arben says:

    Sepse janë më të mençur . Është praktikisht gabim gjithë ky izolim i madh në këtë fazë . Po pas 3 javësh çfarë do ndodhë . E zëmë se numri shkoi 0, do vazhdojmë të mbajmë mbyllur kufijtë që mos na vijë dikush tjetër ? Masat duheshin marrë më vonë , jo që tani, sepse janë jo efikase.

  2. Ziguri i qorrit says:

    Ai nuk tha ashtu si flet ti por,tha se ne do humbin njerzit tone mate dashur.Ju lutem shqipe perktheje mire dhe mos fole ashtu.Kjo ishte deklerata ma shokuse e liderve ne euvrop,tyng gazetar i zgjuar

    1. gim says:

      ke te drejte, keshtu tha! Si gjothmone shqipot me 30% te kapaciteti funksionojne ne degjim dhe veprim

  3. Www says:

    Çar ka dash me thon ky mener gazekar, që paguhet nga taksat?

  4. Flutura says:

    Pse Britania eshte aq e pasur dhe ka aq shume flori dhe ne s’kemi o Lutfi?

  5. #Thetruth says:

    …sepse NHS (national health service) eshte ne kolaps…kane kaq vite ne qeveri dhe e kane katandisur si mos me keq…pa investime..perkundrazi spitalet i mbyllen..me pak doktor dhe infermier… …dalengadale po i mbushin mendjen popullit qe nuk mund te behet ndryshe… e kane bere gati per ta shitur tek privati…dmth…nje nga pikat e deal me US eshte dhe NHS dhe ta kthejne privat si sistemi amerikan …
    Per kete rast ai tha ata qe do ikin do ikin…tamam si adhamudhi…uk ka probleme me aging population dhe care system … keshtu qe se iken ca te semure e pleq nuk ka problem per ta …ka mbi 10 vjet qe UK ka marre rrokullimen…qe nuk punon per shumicen por per pakicen…shteti social qe Blair krijoi ka vdekur…

  6. Englishman says:

    Poris XhonSoni e thote kete mbase qe te vdesin sa me shume pleq. Sepse ne kete menyre qeveria do te perfitoje – do te kurseje shume pensione. Kjo eshte pune dreqi, i cili ka shume kembe dhe i ka te gjate bile.
    Post Scriptum: Ai kokebardhi, ne nje kohe qe e gjithe Europa dhe bota po i shtrengojne njerezit te izolohen, ai vazhdon t’i lejoje shkollat, universitetet (te cilat jane vatra e perhapjes se virozave) dhe stadiumet plot (imagjinoni sa miliarda xhiro gjeneron ky biznes) qe lotarite e shumta te UK-se te vazhdojne veprimtarine e tyre dhe shteti te marre taksat e saj te shumta nga te gjitha anet, si perhere.
    Keto, te tjerat jane perralla per t’i thene prane oxhakut ne rast veteizolimi.

  7. 17nentori says:

    I ka kapur te gjithe nje faze dypolareshe.. qe nje dite thone nuk kemi shume, dhe po degjojme ekspertet dhe nuk ka nevoje per shume masa…. dhe te nesermen i ze faza qe jemi ne lufte per ta ulur virusin dhe njerezit ta teprojne medoemos per kete dhe ate.
    Virusin eshte me kollaj te mbash larg duke i mbyllur te gjithe tragetet qe mberrinin nga Italia (por keta keshillohen nga gjoja eksperte qe nuk nevojitet akoma) sesa te nesermen kur i ke te futur ata te tragetit dhe vijne nga nje ne njemije brenda dites. Tani qe ka njemije brenda dhe po behen dhjete mije … e ka zene “lufta” qe ti uli. Lufte me mullinj me ere!

  8. Gri says:

    Kete Lutin e lexoj gjithmon! Dhe gjithmon light, kap ndonje pjese te bute dhe ok!
    Luti ke shembull te gatshem tani! Eshte China! Fitoi! Eshte shembulli me i mire deri tani.
    Nuk kemi pse pyesim e presim Anglin!
    Nga ana tjeter eshte edhe Italia qe ka gabuar!
    Te gabosh ne emer te se mires, te mbrojtjes se jetes nuk eshte krim!
    Kjo te mundeson te ecesh para, te beshe progres ne vertete!
    Te perseritesh te njejtin gabim atehere eshte problem, sepse mund te cilesohet faj deri krim!
    Ne fakt cfare po bene qeveria shqiptare? :
    Duke marre parasysh shembullin e Kines, fakti qe Italia po kerkon te korigjoj vehten ne te njejten menyre, i dha mesimin Qeverise qe te beje te njejtin veprim ne kohe!
    Por kjo e zbatuar per situaten ne Shqiperi! Le te urojme sukses! Pastaj shohim edhe Angline ne proces…!
    Lutfi tregoi njerezve se sa dinak dhe i rrezikshem eshte ky virus apo semundje. Se ende s’ka medikament apo procedure vaksinimi! Tregoji qe trajtimi i Covig 2019 eshte ne dore te mjekeve qe zbulojne te semuret, Te sanitareve ( pra duhen degjuar mjeket Sanitar dhe te epidiomiologjise), dhe pastaj Qeveria me policine dhe ushtrin per te realizuar kufizimin e kontakteve nepermjet njerezve! Dhe duhet vetedisplinim per vetkarantim!
    Corona eshte e rrezikshme! I gjithe njerezimi eshte ne lufte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje