Nga Artan Fuga
Ende ne nuk jemi brenda në epidemi! Coronavirusi?
Me tetë raste të reja, pra rreth 20 e ca të infektuar në 72 orë ende nuk është epidemi!
Mund të bëhet me shumë gjasa, por ende nuk jemi. Mos t’i ikim të tashmes ose drejt së shkuarës, ose drejt së ardhmes. Kujtesa dhe parashikimi janë shpëtimtare, por ndërgjegja dhe konstatimi i së tashmes po aq!
Mos bërtisni para kohe : Më hangri ujkuuuuu!
Viraliteti i vërtetë është si në komunikimin dixhital; rritet me progresion gjeometrik, brenda disa orësh dhe nuk ka Zot ta ndalojë! Jo me pesë dhe me tetë!
Deritani te ne cdo gjë është dhe mund të jetë, mund të shpallet rreziku i katastrofës si në Greqi më pas, askush nuk e di, por deritani lokalisht nuk është ende epidemi.
A e ka njeri të dhënën sesa njerëz kanë ndërruar jetë cdo ditë në Tiranë, Durrës, Shqipëri nga 1 marsi deri tani? Ajo duhet të mos hiqet nga sytë! Vorraxhiu nuk të gënjen!
Ende nuk jemi epidemia ! Të ruajmë forcat dhe energjitë! Rreziku mund të vazhdojë me muaj! Mundet jo!
Mos dilni nga shtëpitë – bërtasin pasunikët, ata që kanë miliona, që fitojnë pa punuar nga interesat bankare!
Jooooo! Puna atje ku krijohen vlera të domosdoshme për shoqërinë nuk duhet ndalur! Sigurisht mund të shtyhet për në fillim të verës lyerja e shtëpisë! Por bukë duhet prodhuar!
Masa agresive dhe ekstreme jo, sepse edhe ato janë të gabuara, por masa të forta të arsyeshme, poooooo! Lëreni histerinë e frikës !
Me çfarë të jetojnë mo ata që mezi e mbyllin muajin me punë të ndershme! Do punojnë sigurisht! Përndryshe vdesin për bukë. Vdes edhe ti o rob Zoti se nuk do të kesh energji, elektrike, ujë, bukë, mish, perime, ilaçe kundër prostatit,
Do të vdesi ai por edhe ti që kujton se ke lekë plot! Masa të forta?
Patjetër. Madje duheshin përpara! Duhej pasoja përpara shkakut. Jo si në Itali sikurse na dërdëllisnin disa!
Arsyeja analogjike imituese si e qenit! Duheshin masat përpara rastit të parë! Por gjithsesi etj. edhe tani jane të drejta! Shumë të drejta!
Shumë e drejtë masa e qeverisë për kufizimin e qarkullimit të veturave përgjatë fundjavës! Unë i përkrah!
Edhe sikur 72 orë të fitohen janë goxha! Nuk është koha për show që të të mos të të harrojë publiku! Të gjithë me kova uji për të shuar zjarrin, ai ndez cigaren!
Tani ke fol taman , exelent
undefined
Epo shyqyr o “profesor” qe shkruajte nje here normal ;pa mllef, pa politike, pa karlliqe !
ja shpellari
tani që me gjuhë shqipe duheshin thonjëzat në titull ai nuk i vendos
këlysh i salës
ja shpellari
tani që me gjuhë shqipe duheshin thonjëzat në titull ai nuk i vendos
këlysh i salës
“më hëngri ujku” –