Nga Dr. Genc Sulcebe
Sistemi imunitar i species humane ka evoluar ne qindra mije vjet per t’i bere balle qindra mije mikroorganizmash dhe i ka perballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard ne bote.
Virusi i ri SARS-CoV-2 qe shkakton COVID-19 aktual jep nje semundje akute qe ne nje individ me sistem imunitar normal sherohet ne pak dite pa asnje pasoje dhe ka nje vdekshmeri totale rreth 1% sipas vleresimeve te fundit. Kjo eshte shume me e vogel se pandemia e gripit te 1918 dhe se vdekshmeria nga komplikacionet invazive mjekesore si nderhyrjet kirurgjikale etj.
Komplikacioni i vetem i infeksioni Covid-19 eshte pneumonia, e cila me nje mobilizim normal te imunitetit te fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike te prodhuar nga i infektuari sherohet me sukses pa asnje pasoje. Madje fitimi i ketij imuniteti eshte i nevojshem per te krijuar ate imunitet te “tufes” (herd immunity) qe i duhet popullates per te mposhtur nje mikroorganizem qofte dhe ky i krijuar rishtas.
Qe ky imunitet “tufe” te krijohet duhet qe te pakten 50% e nje popullate te jete e imunizuar nga virusi qofte ne menyre natyrale, qofte me me vaksinim. Prandaj mirese te vije ky virus i ri ne njerezit normale. Por, duhet te ruajme ata individe qe kane nje imunitet te brishte.
Per fat femijte kane nje reagim imunitar shume te mire ndaj ketij virusi por te moshuarit jo dhe aq. Po keshtu dhe ata me semundje kronike si diabeti, semundjet e mushkerive etj. Keto te fundit duhet t’i ruajme nga koronavirusi!
Nga ana tjeter duhet te kemi besim te genet e imunitetit te popullates shqiptare. Fakti qe nuk kemi degjuar forma te renda apo fatalitete nder shqiptaret ne Itali apo raste klinike nuk ka as ne Kosove, te pakten akoma, eshte nje tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t’i trembet koronavirusit dhe le te bejme jete normale, jashte panikut dhe frikes se ekzagjeruar!
Mos harrojme se popullata urbane shqiptare eshte urbanizuar vone dhe mund te kete nje mbrojtje imunitare te rritur ndaj koronaviruseve qe duket se kane ardhur nga kafshet e zonave rurale.
Pra te mos panikohemi nga armiq qe njerezimi i ka njohur hershem sic jane viruset por te luftojme ato armiq qe solli “civilizimi” dhe mbipopullimi sic jane semundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo semundjet tumorale. Se fundmi, dhe koronavirusi eshte nje pasoje indirekte e mbipopullimit nga perdorimi i faunes se eger rurale nga popullata urbane.
Mirë e ke Doktor! Kafshët e ardhura nga zonat rurale nuk i gjen gjë. Po të tjerët që janë rritur në qyetet si t’i përballojnë këto dyndje. Që nga 1990-ta e shfarosën qytetarinë. Evolucion hesapi.
Doktor, deri aty ke genet e imunitetit shqiptar e kishe mire. Pastaj e dhjeve, paske qene edhe ti ke shkolla e Sazan Gurit dhe gjithe atyre rrotave qe besojne ne imunitete genetike te shqiptareve apo ne mrekulli kombetare krenarisht idiote?
shkrim briland
mjek i afte profesionalisht
E kish edhe ky “SHKENCËTARI” një fjalë “të mençur” për të thënë?!
E si i provon ti “dr.” këto hipoteza primitive që hedh në qarkullim, edhe pse diçka në to mund të duket si racionale?! Më mirë të ruhesh për të qenë brenda, apo ta paguash aventurën me kokë e dëme të tjera të rënda?!
Këto hipoteza do të ishin fatlume nëse do të vërtetoheshin vetëm pas furtunës dhe mund të shërbenin si konkluzionet e gjithë tmerrit që kaloi…
????
Qofte kaq lehte sa ky thote por per shqiptaret keto lloj pajmesh nuk sherbejne pasi risin shkallen e papergjegjshmerise te cilen shqiptaret boll e kane pjese te karakterit.
Sipas ketij “Doktori”civilizimi i paska bere keq shoqerise,i paska ulur imunitetin.Shqiptaret nuk jane gure por po aq njerez sa te gjithe ne bote.Viruset dhe semundjet veprojne njesojMos flisni e botoni mbrockulla.