Hiqe taksën

11 Mars 2020, 11:30Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Na qitën n’mal. S’ju ka mbet gjë tjetër veç edhe me angazhu naj kushërinë të Trumpit me na thënë: ‘Kena me ua kthy Serbinë me ju ‘myt”

Kjo s’është më as politikë.

Kjo oj zemër tregon se Ti ke punë me njerëz të thjeshtë dhe të drejtpërdrejt, që e përdorin ushtrinë për qëllime të fushatës së tyre politike dhe e trembin Kosovën thjesht për interes personal.

Dije sa rrezik është puna, kur e dëgjon kah flet Trumpi Junior për Kosovën.

Kur djali i Presidentit amerikan kërkon që ushtarët amerikanë të largohen nga Kosova, është njësoj si me dhënë mendime superiore Endriti (më fal djalosh që po ta përmendi emrin) dhe për shembull me kërku m’i ja respektu Kosova babën e mos me ja kthy fjalën, se përndryshe vjen na ‘rreh’ me 650 shokë ose nëse nuk i gjen gjithë ata shokë, me na kërcënu se do ta braktis Kosovën.

Po na ndodhin dy të ‘kqija’ përnjëherë.

Hashim Thaçi sot foli aq keq dhe me aq përbuzje

për Evropën, me aq arrogancë foli kundër BE-së, thuajse Kosova është superfuqi…

kjo nuk ka shpjegim logjik.

Nga po i vjen gjithë ajo forcë?

Kush e ka trimëruar t’i quaj Merkelin e Macronin dështakë, dhe cili është qëllimi i tij final?

Hashim Thaçi sot tha se është shumë i zhgënjyer me Merkelin (e cila, ia pat ndaluar ta heq Perandorinë Osmane si pushtuese nga Librat e Historisë, qysh i kishte premtuar Hashimi-Erdoganit).

Në anën tjetër, Albin Kurti ka shti kry’ me një njeri që nuk ia ndin për asgjë dhe për askënd në botë.

Pra, ka punë me dikë që nuk ndjen, as frikë, as turp, as keqardhje. Ndjen veç dashuri dhe atë dashuri e ka të orientuar kah vetvetja.

Duke dashur të mbrohet nga Serbia, Albin Kurti u bë ushtar i Ramush Harandinajt.

Nuk e kuptoj ‘pse’.

Pse nuk e shpiku një ‘armë’ të veten por e përdor ‘armën’ e zbrazur të Haradinajt, ‘armë’ e cila e çarmatosi Ramushin.

Taksën ndaj Serbisë më së shtrejti (më shtrenjtë se Serbia) e ka paguar Ramush Haradinaj.

Dhe, edhe më shtrenjtë se Ramushit, po i kushton Albin Kurtit.

Albini shërbehet me ‘taksën’ shkarant të Ramushit dhe nuk na tregon se si do ta kishte ‘kushtëzuar’ Serbinë me reciprocitet nëse nuk do ta kishte gjetur të gatshme taksën.

Tash kur familja Trump janë bërë ‘avokaturë’ e Serbisë për taksën, Serbia po pushon, e Kosova po frikësohet nga braktisja.

Sot më shumë dëgjon shqiptarë që frikësohen se mos po shkon Amerika sesa shqiptarë që frikësohen se mos po ‘vjen’ virusi i vdekjes në Kosovë. Pra, më shumë ndjehet frika nga braktisja e Amerikës sesa nga vdekja.

Kaq larg ka shkuar frika jonë.

Serbia, lëre që na e ‘mori’ edhe Amerikën e Trumpit, por mund të ndodh t’i bind edhe shqiptarët të fillojnë të mendojnë keq për veten.

Nëse e shtyn heqjen e taksës për një ditë tjetër, e shtyn veç në dëmin tënd.

Larg vjen Vjeshta në Amerikë. Duket edhe 100 vjet.

Deri atëherë, kështu identik si me taksën do të ndodh edhe me marrëveshjen finale me Serbinë.

Njëri Trump (cili prej tyre do të jetë më i pushueshëm e do të ketë nge) me qetësinë më të madhe, për s’ungjti do të na kërcënojë se do të largohen ushtarët amerikanë nga Kosova nëse nuk nënshkruhet ndarja e Kosovës….

e ne dimë të jetojnë pa Kosovën, por s’dimë të jetojmë pa Amerikën.

Gjynah.

Nejse, Hamzë Engelsi, Agon Marksi, Lenini, burri i Albulenës, ajo Nagavci e këta po, këta dinë me jetu n’robni. Po, ne qyqarët, jo.

Unë bile kam kujtuar se janë më së paku 10 mijë ushtarë amerikanë, se me pas ditë se janë veç 650, s’më kish marrë gjumi natën.

Komandantëve nuk u ka mungu patriotizmi, m’u pyet ata sot deri te molla e kuqe do të ishte kufiri i Kosovës, por ja që Liria ka çmim edhe më të madh se gjaku.

Sidomos kur Liria s’është qind për qind ‘prodhim vendor’.

E s’është e mundur që Liria e Kosovës kushton sa një taksë.

Frika e madhe vlen për gjëra të mëdha.

Pra, si duket, na pret ndarja.

P.S. Taksën hiqe.

Fati yt i mirë, shumica e shqiptarëve po të thonë ‘Po’.

16 komente në “Hiqe taksën”

  1. Ziguri i qorrit says:

    O Zot shpetoni Kosoven nga kta sherlatane,0 popull po gatuhen poshtersi ne kurrizin tand ,shpetoni Kosoven dhe kombin rrini besnik Amerikes

  2. Agim says:

    Kimete me hasmin nuk behet miqesi has te japesh e has te maresh gjaku i shqiptarve eshte akoma i greket.

  3. Ilir says:

    Trump nuk do te jete gjithe jeten president. Le t’i thote Serbise, qe as po ja fershellen hic fare, te mos armatoset. Presidenti i ardhshem i Amerikes do ti hedhe ne plehra keto budallalle qe po ben Trump me familje, per interesa te tij, jo te Amerikes. Albin rezisto!

  4. hoti says:

    Tema ,interesante pse merreni me kete analfabeten qe u sherbene udbasheve,nga edhe e ka prejardhjen.Kete e kane be nalet shume media ne Kosove ,dhe pse duhet ju ta reklamoni?

  5. gjerat jane shume te thjeshta .
    ruaj rrespektin ndaj atyre qe te dhuruan lirine
    dhe shif interesi e popullit tend kosoves ,
    duke dal jasht kapricove dhe interesave personale .
    (boll i cat drrasat shqiptareve ,me “Kultin e Patriotit te manipuluar ” qe rrezultoj
    si Koronavirus per Shqiperine dhe mbare shqiptaret ,
    si po vazhdon keqperdoret ala sot ne Kosove .
    Veprat flasin me shue se fjalet e politikanit .
    Cfar keni ber deri me sot per Kosoven ,pervec asaj se jei pasuruar e bej miljonere
    Efendinj Politikane ?

    kishit boll kohe te behej referendum per taksen vs serbit
    por Loja ashtusi u sajua ashtu edhe u zgjat deri me sot ,
    me demtu Kosoven e perca aleancat .
    o politikane hajvan qe po merrni me qafe ate popull te vuajtur e te len mejane

  6. Kapterri says:

    Mos u çudtni kur t’ju gëlltisë Serbi prap. Ku do shkoni pastaj mor koqevarë? Ke Sala? Apo ke Erdogani? Thirrini mendjes sa nuk është vonë. Mbroni të paktën ato që keni arrit deri tani falë Amerikës. Se po ju erdhi serbi me rusin, nuk ka burrë none t’ju shpëtojë. Dhe Evropa nuk do ju besojë më. Paskeni qenë masë amorfe pa tru. Vazhdoni e zgjidhni Albinot&Co

    1. ben says:

      Kapterri-dukesh se tere jeten do mbetesh ne graden e kapterit pasi nga ushtria nuk paske marre vesh asgje. Serbia nuk ka kellqe qe te luftoje kunder Kosoves. Kjo jo se Kosova eshte ndonje fuqi e madhe ushtarake, por ne anen e saj nuk eshte vetem Amerika.
      Nuk ka se perse Kosova ta heqe taksen kundrejt mallrave serbe. Ne te kunderten, masa reciproke duhen marre deri sa Serbia te ndaloje fushaten kunder Kosoves. Trump-i dihet qe eshte kukull e Putin-it, por nuk ka per te ndenjur me shume si president. Vitin tjeter, ne Amerike jane zgjedhjet presidenciale dhe me shume gjasa Trump-i do largohet nga Shtepia e Bardhe dhe politika amerikane do kthehet ne normalitet.

  7. D. says:

    Ca gjuhe eshte kjo ?

  8. Klimax says:

    Kur u vendos taksa 100%, jo vetem Kosova, por edhe Shqiperia me kryeministrin Edi Rama “festonin” se bashku “fitoren” me torten 100%. Kush guxonte te thoshte se ky vendim eshte i gabuar, e deklaronit armik, serb e grek!!! Kur BE-ja kerkoi heqjen e takses, perseri te gjithe Ju, Kosove e Shqiperi, e cilesuat ate si “kurve”!!!
    Nen presionin amerikan, papritur ndryshuat. Kerkoni me patjeter te hiqet taksa, ndoshta shume me teper se sa kerkon edhe vet Serbia!!!
    Problemi nuk eshte se perse ndryshuat kaq “papritur”, e kuptojme, por problemi eshte se kur e vendoset taksen, i kishit marre parasysh pasojat, apo hajde te leshojme ndonje tullumbace nacionaliste e shoviniste anti-serbe e deri anti-europiane, a thua se jeni ajka e civilizimit europian, a thua se e drejta eshte vetem me Ju dhe gjithe te tjeret duhet ti perulen “superioritetit” tuaj!!!!!

  9. Edlira says:

    Ec Kosove ne rrugen tende me koken lart,nuk je skllave e kerkujt ne bote ????????

  10. rexha 10 says:

    KOSOVA SHPETOHET VETEM DUKE VEPRUAR SICE THOTE SH B A,. AJO E BERI SHTETE ,DHE E CLIROI.PROBLEMI I MADHE ESHTE POLITIKA NE KOHE PAQE.JEMI NE VITIN 2020 ,DHE NUKE BESOJE SE CESHTJET E NJE KOMBI ZGJIDHEN ME KOKFORCI .KJO VLENE PER TE DYJA PALET.EDHE PER QEVERITARET JUGOSLLAVE .ALBIN KURTI DUHET TE KRIJOJE AXHENDEN E VETE ,DHE TE MOSE SHIKOJE INATET PERSONALE ME PRESIDENTIN THACI.BOLLE GJAKE ESHTE DERDHUR ,MEDOE MOSE TE GJENDET RRUGE DIPLOMATIKEPER TE ZGJIDHUR PROBLEMIN ,SE RRUGE TJETER NUKE KA.
    GJENERALET ME TE MIRE NE LUFTE JANE ATO QE SHMANGIN LUFTEN ,DHE JO ATA QE BEJNE HARTIME T E PLANEVE TE LUFTES NE HARTE. ATA MUNDET TA KUPTOJNE SHUME MIRE LIGJET DHE RREGULLATE LUFTES ,PORE MVARET SE SA I KUPTON LUFTA GJENERALET PASI KA FILLUAR.
    KENI 2 SHTETET E FUQISHME QE I KENI KUNDER ,GJERMANIA QE ESHTE E LIDHUR ME RUSET ,DHE FRANCEN QE ESHTE E LIDHUR ME SERBET.NE FUNDE TE FUNDIT TE DYJA SHTETET COJNE UJIN NE MULLIRIN E RUSISE. VLERSONI AMERIKEN PO DESHET SHPETIMIN E BALLKANIT.

  11. Lona says:

    Asgje nuk kuptoje ……ne cfare gjuhe e ka shkruar artikullin .

  12. tomsojeri says:

    Po moj Edlira “me koken lart”se po mos ish ajo Amerik e Bill Klinton qe i keni ber edhe monumentin ne qender te Prishtines , do e shifshit ate koken lart or karagjoza mosmirnjohes , qe po ju ktheni bythen te gjithve atyre qe ju shpetuan e ju gjinden ne ditet e hallit ! Po ju gjen si “breshka me shqiponjen ” e kte radh ska per tju hap deren kush e shkoni faljuni atij Erdogan satrapit , qe slat pellemb pa ngrejt xhamit se atje e keni trunin ! Skllav tan jeten ishit dhe tani qe provut lirin e skan kalu 20 vjet po hudhni shurren miqve ! Harut cju bani Serbi e prap aty do perfundoni or mosmirnjohes te pa gdhendur ,mendje medhej te trash qe kujtoni se dini nga politika ! Askush nuk mohon cka ju bani Serbi por e pat si e pagun ata qe e kurdisen ! Spo di ma , ke keni mik sot ??????? Po , harova ,keni Turqin …………Turp……..

  13. Baliu says:

    Qe la Arbana Xharra e dogji Kimete Berisha, po duket se ende po shkruan ne bikini. Miss Kimi zoteri Kurti eshte Ajnshtajn per politike, nuk ka mbetur ai te mesohet se qka duhet te beje. Jeni lazdruar ju pub-li-cistat ti jepni mesime zoteri ngelaqave dhe zoteri hajnave.

  14. M'hill Lèpusha says:

    Nuk èshtè e lehtè qè tè kuptohet zonja me Kimet ashtu si dhe mbiemri qè mban Berisha ! Disa fjali nga shkrimi i sajè dèshiroj ti theksoj qè pèrbèjnè edhe thelbin e shkrimit…. 1- Familja e Trampit èshtè bèrè avokati i serbisè pèr heqjen e taksès ! Kjo tregon se pèr herè tè parè nè USA çèshtjet familiare tè pres. bèhen çèshtje shtetèrore ! 2- Kèshtu identik si me taksèn do tè ndodhè dhe marrveshja pèrfundimtare me Serbinè ! N.q.s pèr heqjen e taksès kèrkohet tèrheqja e trupave nga Kosova , çfarè do tè kèrkohet pèr firmosjen ?!? 3- Liria ka çmim mè tè madh se sa gjaku, sidomos kur Ajo nuk èshtè 100% prodhim vendorè ! – Thjeshè dhe bukur : – Liria èshtè pasuria mè e madhe e Kosovès , pavarèsisht ‘miellit’ hua dhe kurrè tè mos lejohet qè tè barazohet me njè Taksè ! Me apo pa dashje Kosovès po i kèrkohet “Dinjiteti” nè emèr tè miqèsisè ?!?

  15. politikani pa parti says:

    Kimete moj, Kimete! Tipike grua shqiptare! Ankohesh dhe ankohesh por nuk di se pse. Ankohesh per Ameriken. Ankohesh per Kurtin. Ankohesh per Thacin dhe ankohesh per Serbin. Ankohesh per te gjithe, por nuk na thua pse. Sidoqofte ashtu si dhe gruaja e mire shqiptare, qe ka instiktin e mbrojtjes se jetes dhe dashurine per familjen, rezymeja jote eshte brilante. Ne fund jep urdher: hiq taksen! Nuk ka fjale me te sakte se kjo. Une nga zemra te falenderoj per kete perfundim. Megjithe pikepyetjet e tua,
    instikti femeror eshte me te drejten.
    Me lejo te jap mendimin tim per kontraditat e tua “llogjike”.
    Nuk eshte se heqja e takses, ne vetevete eshte ndonje problem i madh per Ameriken. Ne thelb ketu nuk kemi te bejme me nje heqje te nje takse te thjeshte, por me nje veprimtari te studjuar per te shkaterruar planin amerikan per arritjen e paqes. Ti e di e dashura Kimete se taksa u vu ne kohen qe gati Thaci dhe Vuciq po arrinin marreveshjen. Ketu asnje nuk e di te verteten, por llogjika racinale(qe eshte me e dobete tek grate se te burrat), thote se kjo marreveshje nuk i pelqeu Merkelit sepse do hapte problem te tjera ne Evrope. Ketu ajo ka te drejte per Evropen, por jo per ne dhe Serbin. Nga ana tjeter Vuciq nuk kishte mbeshtetejen e popullit Serb dhe ai e dinte se ne referendum marreveshja do rrezohej. Kjo do e transformonte problemin nga problem shqiptaro-serb, ne problem Serb. Pra Amerika, njelloj si ne rastin e Rambujese, do vazhdonte politiken e “faktit te kryer” me Kosoven. Kosova do futej ne OKB dhe Serbi do humbiste gjithcka.
    Dipllomacia, politika dhe UDBA serbe bene planin qe duke u mbeshtetur tek ideja Gjermane, tja hidhnin fajin Shqiptareve. Ata neperjet Saliut I sugjeruan gomar Haradinit te vinte taksen 100 perqint qe ishte nje kryegomarllek. Serbi aq deshi. Doli nga bisedimet dhe tashme thote qe po qe se Shqiptaret nuk heqin taksen, une nuk bisedoj. Si Serbi ashtu dhe Kurti taksen e perdorin si sebep dhe jo si shkak per te biseduar.
    Pra Kimete, besoj se e kupton tashme se ceshtja e takses eshte shume e thelle. Ketu ka te beje me bisedimet qe ishin drejt fundit dhe qe Amerika do perseri ti vere ne jete. Kete nuk e do si Serbi, ashtu dhe Evropa(Kurti punon sipas padrinos). Praktikisht konstatimet e tua jane te sakta se Thaci eshte me Ameriken dhe Kurti me Evropen(indirect ne favor te Serbise.
    Strumullari i gjithe kesa turbullire eshte Sali Berisha, qe perpunoi Haradinin. Haradini edhe sot nuk e kupton se i ka sherbyer politikes Serbe(aq gomar eshte). Lidhja e Kurtit me Saliun, tregon se edhe Kurti ka ngrene ndonje hallve te prishur ne burgun Serb.Heqja e takses e dashur Kimete eshte aq e thjeshte sa numurimi 1,2, 3 por problem qendron se Kurti nuk flet me gojen e vet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje