Adhamudhët e PD

10 Mars 2020, 19:02Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Edhe në ditët e emergjencës mjeksore dhe njerëzore, edhe në ditët e solidaritetit vëllazëror dhe shpirtëror, Partia Demokratike nuk pranon të rreshtohet në anën e duhur të ndihmesës ndaj shqiptarëve.

Adhamudhët e SHQUP-it, “doktorët” dhe kompetentët e një partie, që ka humbur jo vetëm mbështetësit por dhe ndjenjat humane ndaj njerëzve në kohë krize, kanë vendosur të mos tërhiqen nga udha e shejtanit.

Ata po dalin para kamerave sikur të ishte kohë fushate elektorale, ata po dalin para kamerave sikur të ishte pazar votash, dhe jo momenti kur shqiptarët duan fjalë dhe fjalime solidariteti, ndihme, optimizmi, për të larguar dhe luftuar makthet, ankthin, dhe presionin psikologjik që ka i mbërthyer.

Dhe pikërisht në momente të tilla, Adhamudhët e PD, ata që hidhen përpjetë nga hareja sikur të kishin gjetur “naftë” në gëlqerorë, e nisin ditën me sulme, me intriga, me lajme të rreme dixhitale, dhe shumëfishojnë rastet e zbuluara, hedhin akuza ndaj ministrave dhe kryeministrit, “zbulojnë” maska fallco dhe të skaduara, dhe japin nga selia e SHQUP-it , “leksione” mbi kujdesin ndaj virusit.

Ata asnjëherë nuk u afruan, asnjëherë nuk u bashkuan dhe solidarizuan me fatzinjtë e tërmetit dhe tani të koronavirusit, ata asnjëherë nuk dhanë mesazhe solidariteti dhe optimizmi, asnjëherë nuk erdhën dhe të bashkohen si shqiptari me shqiptarin me qeverinë, e cila ka maksimalizuar përpjekjet e saj, për të zvogëluar pasojat e kësaj situate të krijuar. Adhamudhët e SHQUP-it, kanë zgjedhur rrugën pa krye të akuzave dhe denoncimeve edhe në kohë të tilla, kur gjithë bota është bërë bashkë.

Adhamudhët e SHQUP-it, mendojnë “sot për mot”, mendojnë se mund tu vijë pushteti nga një situatë e tillë, duke nisur fushatën e ndyrë të mashtrimeve, gënjeshtrave, duke synuar të ndjellin dhe zmadhojnë panikun, ndërkohë që duhej të ishin në një tryezë me qeveritarët, për ti bërë ballë kësaj situate.

Si askund tjetër, Adhamudhët e SHQUP-it, kanë marrë përsipër të ngrejnë struktura paralele “informimi dhe ndihme” për qytetarët, ndërkohë që japin spektakle dyshe-treshe me “specialistë” të fushës. Eshtë e turpshme të shikosh se si, politika e vjetër, ka mbetur në pozicionet e “qytetarit dixhital” dhe prej andej pret dhe gjuan lajme të rreme mbi situatën.

Pas tërmetit, edhe në këtë situatë të krijuar, shqiptarët njohën nga afër njerëzit e zotë dhe mashtruesit dixhitalë, zbuluan përfundimisht, kush ishin dhe kush janë hileqarët dhe shpirtzinjtë, që duan pushtetin edhe kur halli i madh ka zënë, dhe ka bërë bashkë gjithë botën. Adhamudhët lodhen kot, pasi ata e dinë se as tërmeti dhe as virusi, nuk do tu japë atyre pushtet, edhe sikur nga SHQUP-i të prodhohet “vaksina” e parë nga tableti “qytetarit dixhital”.

8 komente në “Adhamudhët e PD”

  1. nje demokrat i zhgenjyer deri ne infinit says:

    Partia e Djallit vetem se po humbet reputacionin
    qe e ka humbur me kohe
    Si nje demokrat i flaket i PD i bej thirrje Jonida Tabakut
    ta marre ne dore PD nese nuk doni qe ta ekzekutoni
    Lul Basha e sali krimineli jane te destinuar ta shkermoqin
    me pa tjeter
    Poshte Sali Berisha Ilir Meta e Lul Basha

    1. ilia says:

      E kush injorant e le Joriden te marre cfare sygjeroni o Demokrat! Do ishte nje zgjidhje!

  2. Timi says:

    Le te vazhdojnr se ja çimentuan Edit 5 mandate hahaha hahaha

  3. Liu Nushit says:

    Ma keputen “shpirtin” mor aman…sidomos Tritan Prasi..lene mo ai Spahia sikur i kishte ra hija vdekjes…Amon mer kini meshire per ket popull….Ne pidh te sat`ome shkofshi bashke Luljeta hollandezen…

  4. Johani says:

    Mo i dashur Artur mo,lej adhamudhet te vazhdojne drejt fundit se vetem keshtu siq Jane te ndyre,te poshter e kriminel nje dite edhe femijet e tyre do te turperohen me ta, andaj sa me shume qe bajne adhamut aq me lehte do te mbyten, e mira e adhamudhet-teve eshte se ushqehen me adhamut-in e tyre sepse fale zotit shqiptaret i Kane braktisur,race e ndyre qe vetem qenefi PD i mbane.

  5. Albani says:

    Populli shqiptar e ka kuptuare tani se vertete paska qene me FAT.
    Zoti duke pare te gjitha poshtersite e ketyre 30 vjeteve nga nje parti fantazem e quajtur PD. qe nuk ka lene gje pa bere mbi kete popull beri ate qe kurre nuk do ta bente njeri qofte edhe me i mençmi i botes te ishte.
    Solli ne krye te shtetit si me porosi njeriun e duhur,shqiptarin e vertete ,njeriun e pa lodhur ,njeriun qe me durim dhe sakrifica te medha po mundohet qe sado pak ti mbaje te qete bashkekombasit e tij,dhe kjo nuk eshe pak ne kohen qe po kalojme.
    Edi Rama sikur te ishte ndihmuare edhe pak nga drejtesia qe akoma nuk eshte zgjuare do te bente dyfishin e punes per kaq sa ka bere.
    Te perballoshe poshtersite e skeduara nga kreminel te tille si Sali berisha eshte vertete nje arritje e madhe ne planin kombetar dhe nderkombetar. Nuk e teperoj duke thene dhe perseritur se PD duhet te dale jashte ligjit per te miren e shqiperise dhe te shqiptareve kudo ku jane neper bote. Nuk ka qene dhe nuk eshte kurre kjo parti politike se nuk ka sens politik vetem kreminal dhe asgje me shume
    Atehere ne pergjerohemi se drejtesia duhet te ndihmoje kete njeri qe ben detyren e larte dhe te nderuare te KM. te shqiperise duke i larguare nga kembet keto ferra shume te rrezikeshme per popullin shqiptar. Drejtesa dhe vetem drejtesia duhet te futet ne loje se kjo qe aplikojne armiqte e shqiperise nuk eshte demokraci kurre dhe kurre.PD me gjithe kolaboracionistet e vjeter dhe te rinj duhet tu tregohet vendi sa me pare se ndryshje ky popull do vuaj akoma me shume . Keta poshtersite i bejne gjoja ne emer te demokracise jo dhe jo keta kane programe per te permbysur jo pushtetin por shqiperine dhe kombin shqiptar.
    DREJTESI : NDIHMO EDI RAMEN PER TE MIREN E KOMBIT se ndryshje vame ne hesfelte.

  6. Elba says:

    Pacientet zero do te thoshte,Tritan Preshi.Momenti ,qe Qeveria deklaroi 2 te semure te prekur nga Koranavirusi.Bile shkoi me tej.Mund te kete ndodhur mbi dy jave me pare.Paratarit Vasili,ne prag te celjes se negociatave;Si eshte e mundur?A u plotesuan 9 pikat?Adhamudhet e Shqiperise jane Reale.Ata dhe ne jemi te denuar te jetojme sebashku.Deri kur?Lumturia e tyre ,fatkeqesia e Popullit Shqiptare.Shpirtligesia dhe Mendjemadhesia e tyre I ben fare te vegjel para nje Populli te shume vuajtur dhe tejlodhur.Nuk vinim ne Pushtet,po te mos zbatonim Ligjin 7501,do te thoshte DR Mortja per pronat.Do ta zgjidhim neser thote Manekini Lul.30 vjet,nuk u zgjidh,ceshtja e Pronareve.Urrejtja ndaj Pronareve,paska qene deri ne zvetnim.Kerkojani Enver Hoxhes parate e burgut,do te thoshte Aleksander Matrazov.A doni me?E mbani mend ?Nje I burgosur Politik I vuriflaken vetes.Sali Birisha,ishte President.Kaq kisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje