Nga Alfred Peza
Kryetari i Partisë Demokratike pasi la pas “revolucionin popullor” të 2 marsit, i është rikthyer sërisht turit të takimeve me qytetarët, në përpjekjen e kohëve të fundit për ta ndryshuar imazhin e tij si lider politik. Këtë herë Lulzim Basha nuk shfaqet duke blerë domate dhe shegë me gjyshe Verën, as duke kontrolluar frigoriferët për ushqime në shtëpitë ku ai niset kutur për të trokitur ashtu “rastësisht”, duke u sorollatur nëpër lagjet e qytetit.
Megjthëse po bën një sforcim maksimal për tu sjellë në mënyrë sa më “të natyrshme”, e gjithë shfaqja e tij përveç teatralitetit duket si një film me skenarë të shkruar nga profesionistë imazhi nëpër laptopët e tyre modernë dhe i xhiruar me shumë dubla. E pasi ka mbaruar montazhi dhe titrimi nga shqipja në shqip sipas një standardi të ri ndëkombëtar, ajo që të mbetet në mendje në fund të tyre, është fakti se Lulzim Basha këtë radhë po i kërkon këshilla qytetarëve.
Kjo skenë nuk e di pse më kujtoi menjëherë një histori të vërtetë të ndodhur diku në vjeshtën e vitit 2005. Lulzim Basha sapo kishte hyrë në politikë përmes KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave pranë PD) të harruar tashmë dhe ishte bërë ministër në qeverinë e re. Sali Berisha sapo ishte rikthyer në pushtet si Kryeministër i Shqipërisë. Pakkush e kujton ndoshta që në një nga daljet e tij të para me kostumin e ri, Berisha doli në një konferencë shtypi përpara gazetarëve me një ekip prej rreth 20- 30 këshilltarësh nga pas. Të gjithë vajza dhe djem kryesisht të shkolluar në perëndim ose ekspertë me përvoja fantastike në vend.
Pasi i prezantoi një e nga një me pathosin dhe superlativat e tij të gjetura posaçërisht për këtë rast, një nga kolegët tanë gazetarë, nga fundi i sallës thuhet se i dërgoi një mesazh në celular ku i shkruante: Doktor, a do të kesh kohë që ti këshillosh të gjithë këta?! Kjo pyetje qarkulloi shpejt nëpër qytet, sidomos në koridoret e medias dhe politikës, e shoqëruar me shumë batuta dhe humor. Koha tregoi se Kryeministri jo vetëm që nuk gjeti kurrë kohë as ti dëgjonte, e as ti këshillonte këshilltarët e tij. Derisa më sot, asnjë prej tyre nuk dihet se ku ndodhet sot, në raport me Partinë Demokratike.
E kur shefi i Lulzim Bashës nuk e gjeti kurrë kohën për ta, është e sigurtë që as ai vetë as nuk e ka patur e as nuk ka për të patur ndonjëherë kohë, për ti këshilluar këshilltarët e tij. E kur kjo ndodh me njerëzit që ata i zgjedhin dhe i emërojnë për ti patur aq pranë, imagjinoni hipokrizinë e sotme të Lulzim Bashës kur troket në derën e një qytetari, i ulet atij përballë dhe i thotë pa iu dredhur qerpiku: “Çfarë këshille do më japësh mua ti, meqë qenke kështu në politikë…!”
Kur e mendon se pas kësaj, Kryetari i opozitës sonë as ka për ta takuar e as ka për ta parë më qytetarin, imagjinoni sa realiste është kjo qasje. Liderët politikë, partitë apo koalicionet e tyre, kanë instrumenta të tjerë për sondimin dhe fotografimin e mendimeve të opinionit publik. Përmes sondazheve profesionale dhe shumë indikatorëve e instrumentave të tjerë, me anë të të cilave ato ndërtojnë më pas axhendën dhe programet e punës së tyre, për të rritur pëlqyeshmërinë dhe për të realizuar pritshmëritë e tyre.
Ndaj, është mirë që dikush ta këshillojë Lulzim Bashën që të mos përdorë metoda të tilla të tejkaluara në komunikimin publik, sot në epokën moderne. Aq më tepër që qytetarët shqiptarë pavarësisht nga mosha dhe shkollimi, pas 30 vjetësh jetë në epokën e demokracisë pluraliste, janë në gjendje ta kuptojnë dhe dallojnë shumë qartë qasjen e sinqertë të liderëve të tyre politikë apo aktrimin e tyre përpara kamerave, sa për të bërë një lajm apo një spot publicistik.
Qytetarët e thjeshtë mund të mos i dijnë ndoshta të gjitha gjërat, por e sigurtë është që e kuptojnë se Lulzim Basha do të ketë kohë që ti zbatojë këshillat e tyre, aq sa edhe Sali Berisha ato të këshilltarëve të vet!
Lul RROTA…
Vetem nje trap qe flet gjume si lulushi i shkon qytetareve ti marri keshilla nderkoh qe ata presin drite ne fund te tunelit nga ky.
Perfundimisht eshte i pashprese
I paafti do te nderroj strategji
Thone qe qekur mori desada metajn si PR jeta e tij ka ndryshuar ne cdo aspekt…
Germo tare germo…se do gjesh… ?
Ky palloshi ka hall te madh,te iki se le Saliu,te qendroj nuk di,prandaj sorollatet rrugeve,here me domatet here me frigoriferet,here me disa te rinj si puna e ketyre,qe medemek I takoj rastesisht,me nje fjale eshte kthyer ne nje legen rrugesh.
nuk e ben erjon veliaj duke hipur ne autobuz,kshu si rastesisht??
Hajde gallof hajde,nena ime rahmet past thoshte,eshte me te dhene,jo me te thene,keshtu qe ti Lul je fallco nuk mund te zhvillosh biseda natyrshem,prandaj lere ate pune,nuk ja mbusn mendjen askujt.Vet mimika e jote e ngrire qeshjen e transmeton ngerdheshje.
Nje keshille per Lulzim Bashen.
Luli,gjeje me e mire per ty dhe per PD eshte te japesh dorheqjen..I thuaj mbeshtetesve te tu ne pd,we u mundove per te bere punen mire per nuk ja arrite per shkak te paaftesise tende,per nderhyrjet e shpeshta ne punen tende te Sali Berishes si dhe te stafit me te pakualifikuar reth teje,we ka patur pd under vite.
Keshtu ti del I lare me ndergjegje te paster dhe do te rritet respekti me shume tek njerzit.
Tjeter gje jane procedimet qe te jane bere ty ne drejtesi.Per keto ti do te pergjigjesh deri ne fund,so gjithe te tjeret para drejtesise.Askush nuk ka imunitet ne keto kohe kur fillon te funksionoi SPAK.
Keshtu pra behu djale I mire dhe degjo c’te thote populli.